Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në aksin rrugor Laç-Patok. Policia bën me dije se drejtuesi i mjetit tip “Opel” shtetasi R.Z., 22 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga, dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.
“Në aksin rrugor Laç-Patok ,drejtuesi i mjetit tip “Opel” shtetasi R.Z.,22 vjeç, banues në Laç, Kurbin ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga ,ku për pasojë ka gjetur vdekjen”, njofton policia.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./Opinion.al