Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në segmentin rrugor ku po punohet për Bypas-in e Tepelenës. Policia bën me dije se një mjet tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi Y.R, rreth 50 vjeç, ka dalë nga rruga e për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i tij.
“Në orën 06:20, në segmentin rrugor ku punohet për Bypas-in e Tepelenës, ka dalë nga rruga mjeti tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi Y.R, rreth 50 vjeç, banues në Memaliaj. Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit, shtetasi Y.R”, njofton policia./Opinion.al