Aksident me vdekje në autostradën Lushnje-Fier. Sipas policisë lokale 45-vjeçari I.B, nga Elbasani, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka dalë nga rruga.
Në makinë në vendin e pasagjerit ndodhej dhe 37-vjeçari H.G.Nga akaidenti ky i fundit humbi jetën rrugës për në spital, ndërsa drejtuesi është në gjendje të rëndë.
Paraprakisht dyshohet se aksidenti ndodhi për shkak të shpejtësisë së lartë dhe terrenit të lagësht./Opinion.al/