Një 77-vjeçare ka humbur jetën gjatë një aksidenti të ndodhur pasditen e sotme në rrugën dytësore Fushë Krujë-Thumanë.
Policia informon se shtetasi N. H., 46 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja, shtetasja B. H., 77 vjeçe. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.