Një makinë ka dalë nga rruga duke përfunduar në oborrin e gjykatës së qytetit të Peshkopisë.
Makina tip “BMW” ka dëmtuar shtetasin G.D, punonjës i shërbimit të sigurisë private që ishte në shërbim pranë Gjykatës si dhe dëme materiale.
Drejtuesi i mjetit pas marrjes së ndihmës mjekësore do të shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.