Kronikë

Makina del nga rruga, aksidentohet familja në Lushnje



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:07 - 19/06/22 |
Opi Nion

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Lushnjë-Fier. Drejtuesja e mjetit 56-vjeçarja me inicialet L. P., ka humbur kontrollin dhe automjeti me të cilin po udhëtonte ka dalë nga rruga. Si pasojë është lënduar e gjithë familja vetë 56-vjeçarja, bashkëshorti shtetasi  S.P., si dhe djali i tyre 17 vjeç. Fatmirësisht të tre të lëduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Sot më datë 19.06.2022, në aksin rrugor Lushnjë-Fier, në fshatin Gorre, shtetasja L. P., 56 vjeçe, banuese në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Peugeot” ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar vet drejtuesja dhe pasagjerët, shtetasi S. P dhe djali i tyre 17 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjës jashtë rrezikut për jetën”-njofton policia.

Grupi hetimor po punon për përcaktimet e shkaqeve të daljes nga rruga.

Pas