Një aksident i rëndë është regjistruar sot përgjatë segmentit rrugor Çorovodë-Prishë.
Në vendin e quajtur Ura e Blëzenckës, shtetasi Alban Faik Hasanllari, duke drejtuar mjetin e tij ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar poshtë urës.
Rënia nga një lartësi rreth 100 metër në ujë e ka bërë tepër të vështirë nxjerrjen e trupit të të plagosurit nga automjeti.
37-vjeçari është nxjerrë nga makina me ndihmën e forcave të policisë dhe zjarrfikësve dhe është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Paraprakisht mendohet se shkak për këtë aksident të rëndë është bërë shpejtësia me të cilën po udhëtonte 37-vjeçari Alban Hasanllari si dhe lagështira në rrugë./ Opinion.al