Kronikë

Makina bie në humnerë, identifikohet viktima dhe të plagosurit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:39 - 20/12/22 |
Opi Nion

Është identifikuar viktima e aksidentit të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Samurr-Qafë Mollë, ku një makinë doli nga rruga dhe përfundoi në një humnerë.

Mësohet se ka humbur jetën Besnik Samurri rreth 38 vjeç, i cili ishte dhe drejtuesi i makinës tip “Benz”.

Ndërkohë të plagosurit janë pasagjerët, Misir Maloku, gruaja e tij Blerta Maloku dhe djali i tyre, Fatjon Maloku, jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të mjetit nga ana e shoferit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Pas