Është identifikuar viktima e aksidentit të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Samurr-Qafë Mollë, ku një makinë doli nga rruga dhe përfundoi në një humnerë.
Mësohet se ka humbur jetën Besnik Samurri rreth 38 vjeç, i cili ishte dhe drejtuesi i makinës tip “Benz”.
Ndërkohë të plagosurit janë pasagjerët, Misir Maloku, gruaja e tij Blerta Maloku dhe djali i tyre, Fatjon Maloku, jashtë rrezikut për jetën.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të mjetit nga ana e shoferit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.