Nuk kanë të ndalur veprimet makabre të kryera nga ISIS.
19 vajza janë djegur të gjalla, pasi kishin refuzuar të bënin seks me luftëtarët e kësaj organizate terroriste, raporton sajti iraken “Eyoonn”.
Sipas dëshmisë së një aktivisteje, vajzat u mbyllën në kafaze prej hekuri në qendër të qytetit të Mosulit në Irak, ku më pas u është hedhur benzinë për t`u djegur në sytë e qindra njerëzve.