Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e artë në “Grand Slamin”, në Paris. Ajo fitoi në përballje me xhudisten rumune Andrea Chitu. Gjatë momentit të dorëzimit të medaljen Kelmendi është përlotur.
Kelmendi është shpallur fituese në shumë gara prestigjioze ndërkombëtare si World Masters” në Tiomen të Rusisë. Ajo garoi në Lojërat Olimpike të Londrës nën flamurin shqiptar por pas kësaj olimpiade federata ndërkombëtare e xhudos e njohu me të drejta të plota si përfaqësuese të Kosovës.