Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Majlinda është vetëm një telefonatë më larg

2019/01/07 at 2:49 PM
në Life Style
Kohë leximi: 3 min
A A
Ja posti ndërkombëtar që synon Bregu

Politikanja e njohur Majlinda Bregu u largua nga vendi në ditët e para të janarit. Ajo po qendron tashmë në Sarajeve pasi u zgjodh sekretare e RECC. Shoqja dhe bashkepunetorja e ngushte Zefina Hasani e pershkruan keshtu largimin e Majlindes:


“Unë Sarajevë” ishte mbishkrimi që mbante numri i ri i telefonit, të cilin Majlinda na e plasi një ditë në whatsapp, në grup, pikërisht kur ishim në kulm të komunikimit tonë të zakonshëm, hidh e prit, ndër të qeshura me shpirt.

Deshi ta kalonte në atë kuturu komunikimi përcjelljen e numrit, që duke i përkitur një tjetër vendi, pra një tjetër largësie, do të na mërziste. Ajo e dinte këtë, por s’ia doli dot! Batutat u ngrinë, sosën në atë sekondë. “Po prit moj, duro!”- s’duroi dot pa i shkruar Ani, refuzuese, në emër të të trejave neve. “Po e vë punën përpara Majlinda. Ja, na sistemoi dhe me numrin e ri”- shtoi më pas Arjeta, në përpjekje për të shkrirë batutat. “Do ta mbaj këtë numrin Vodafone që kam. Këtu do të vazhdojmë të flasim, por ruajeni dhe numrin e ri, ta keni për çdo rast emergjence, kur do t’ju duhem”.

Majlinda gjeti kështu mënyrën e saj sportive për të zbutur ligështinë që krijon çdo lloj ikjeje e ndarjeje me njeriun që do e që ke fort përzemër.
Ne që e njohim mirë, e prej kohësh, kuptuam (këtu po bëhem unë pohuese në emër të të trejave) se Majlinda ndoqi kështu zakonin e vet, gjeti rehatinë e saj, duke na siguruar ne (të tjerave) se s’do të jetë veçse një telefonatë më larg, nga Sarajeva, Brukseli a çdo vend tjetër i Europës, ku do t’i duhet të jetë non stop këto vite.

S’na çuditi aspak, sepse kështu ka qenë gjithmonë ajo. Eshtë ndier rehat veç kur ka mundur të bëjë ç’të mundet për të tjerët. Eshtë gjithmonë aty ku ka ndjerë, me shpirt e mendje, se duhet të jetë. Në turravrap, gati, në çdo kohë, veç një telefonatë larg, jo vetëm për familjen, miqtë e të afërmit por dhe për punët, përgjegjësitë, detyrimet.

Dikur ishte për lajmin që duhej përkthyer, shkruar, redaktuar e transmetuar me korrektësi nga ekrani; për studentët e saj në fakultet; për fenomenet e shëmtuara të shoqërisë që duheshin ndjekur në skutat më të errëta të krimit, denoncuar e luftuar; për dhunën ndaj gruas e fëmijës…

Mandej ishte për hallet e votuesve të saj të parë e të fundit; për komisionet parlamentare, ligjet e amendamentet që duheshin propozuar, shtuar e ndryshuar për politika më të sakta e më konkrete; për nevojën jetësore të udhëtimit pa viza të çdo shqiptari; për konferencat ndërkombëtare, takimet diplomatike e negociatat me Brukselin, për të shënuar e firmosur data e hapa të rëndësishëm drejt aspiratës së madhe evropiane, si ministre e Integrimit të Shqipërisë në BE.

Ka qenë vetëm një telefonatë larg për çdo ditë të mirë e të vështirë, të pozitës e opozitës, për çdo aksion e debat politik, brenda dhe jashtë parlamentit, për të luftuar, mbrojtur e gëzuar për gjithçka të fituar me dinjitet e pasion.

Ka qenë vetëm një telefonatë larg për t’u gjendur aty ku mendimi se gjërat duhen udhëhequr nga politika civile e evropiane dhe jo anakronike e anarkike, duhej të thuhej hapur, në shesh të mejdanit, duke marrë mbi vete rriskun e sulmit politiko-tekanjoz e të përfoljes anonime-inatçore.
Edhe jashtë rutinës parlamentare ajo mbeti vetëm një telefonatë larg, për të zbërthyer krtikën e saj mbi gjithçka që i është dukur se po shkon keq e më dreq në këtë vend e për këtë popull, për të cilin ajo tani do të jetë më shumë se kurrë vetëm një telefonatë më larg.

Prej një tjetër drejtimi e niveli (si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal) ku e meritoi të jetë, si e bekuar prej fatit të së drejtit, që të mund të vazhdojë të bëjë edhe më shumë për shqiptarët.
Prej institucioneve evropiane ku njihen e respektohen ligjet, rregullat e vlerat profesionale e njerëzore, që ajo i ka mbartur e ligjëruar që në krye të herës.
Prej një tjetër vendi, të cilit na u desh t’i mësonim dhe prefiksin +387, që në momentin kur na e çoi numrin e saj të ri, me mbishkrimin “Unë Sarajevë”, vetëm pak ditë para se të ikte me vërte (pa u përcjellë), jo për t’u ndarë, por për të qenë vetëm një telefonatë më larg, mes nesh dhe Europës, pasionit e fatit të saj politik.​​​​​​​​



Ju sugjerojmë

Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 22 korrik 2025

22 Korrik, 2025 8:12 am
Britania e Madhe nis planet për ndërtimin e avionit hipersonik
Life Style

Britania e Madhe nis planet për ndërtimin e avionit hipersonik

21 Korrik, 2025 4:58 pm
Rituali i dollisë/ Gonxhja: Pasuri Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore!
-Kulturë

Rituali i dollisë/ Gonxhja: Pasuri Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore!

21 Korrik, 2025 2:56 pm
Instrumentet muzikore mbajnë trurin aktiv
-Shëndeti

Instrumentet muzikore mbajnë trurin aktiv

18 Korrik, 2025 1:59 pm
“Konflikte dhe tradhti në fund të korrikut”, astrologia paralajmëron shenjat
-Jetë dhe Stil

“Konflikte dhe tradhti në fund të korrikut”, astrologia paralajmëron shenjat

18 Korrik, 2025 1:57 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 18 korrik 2025

18 Korrik, 2025 8:17 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 17 korrik 2025

17 Korrik, 2025 8:17 am
Aktiviteti fizik parandalon sëmundjet tumorale
-Shëndeti

Aktiviteti fizik parandalon sëmundjet tumorale

15 Korrik, 2025 11:18 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 15 korrik 2025

15 Korrik, 2025 8:16 am
Planetët sjellin trazira!Meri Shehu:Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në..
-Jetë dhe Stil

Planetët sjellin trazira!Meri Shehu:Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në..

14 Korrik, 2025 7:02 pm
Para
Vasili i kujton Ramës: Edhe në Kolumbi studentë protestuan, por u dëgjuan

Vasili: KLP, një institucion i kapur nga Rama

Video/ Pamjet nga vendi ku ndodhi aksidenti i Levanit

Video/ Si ndodhi aksidenti fatal: Të plagosurit përfunduan në arë

Mbreti heq dorë nga froni për dashurinë, arratiset me rusen 25-vjeçare

Mbreti heq dorë nga froni për dashurinë, arratiset me rusen 25-vjeçare
















TE FUNDIT

Temperaturat e larta, Akropoli i Athinës mbyllet përsëri për turistët

Temperaturat e larta, Akropoli i Athinës mbyllet përsëri për turistët
22 Korrik, 2025

Qeveria greke u ka kërkuar punonjësve në natyrë të pezullojnë aktivitetet e tyre dhe gjithashtu ka mbyllur Akropolin për shkak...

Lexo më shumë

Dorëheqjet, Tabaku: Bashkitë nuk mund të trajtohen si zyra varësie të …

Rama foli për fashat e energjisë, Tabaku:E kaluan lumin e zgjedhjeve dhe ndihen të sigurt
22 Korrik, 2025

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka reaguar në rrjetin e saj social në Facebook, lidhur me dorëheqjet masive të kryetrarëve të...

Lexo më shumë

Shërbimet kroate: Përshkallëzimi i tensioneve në Kosovë, rrezik i vazhdueshëm

Shërbimet kroate: Përshkallëzimi i tensioneve në Kosovë, rrezik i vazhdueshëm
22 Korrik, 2025

Agjencia e Sigurisë dhe Inteligjencës e Kroacisë (SOA) vlerëson se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbeten të paqëndrueshme dhe se,...

Lexo më shumë

Ukraina ashpërson kontrollin ndaj agjencive kundër korrupsionit

Ukraina ashpërson kontrollin ndaj agjencive kundër korrupsionit
22 Korrik, 2025

Ligjvënësit ukrainas kanë vendosur për ashpërsimin e kufizimeve ndaj dy agjencive kryesore kundër korrupsionit, duke rritur shqetësimet lidhur me zotimet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com