Mjalinda Bregu ka votuar ditën e sotme me familjen e saj, asaj dhe bashkëshortit këtë herë i është bashkuar edhe vajza e tyre e cila votonte për herë të parë.
Bregu ka publikuar foto në faqen saj në facebook me simbolin e dy gishtave. Simbol që këto kohë ka krijuar një lloj ngatërrese mes PD dhe PS pasi këta të fundit janë duke përdoru po ashtu simbolin historik të demokratëve për shkak të numrit dy në fletën e votimit.
Por lehtësisht mund të kuptohet se për kë ka votuar deputetja rebele e PD. /opinion.al