Deputetja Majlinda Bregu ka qenë dje e ftuar në një emision në Digitalb.
Ajo ka folur për aktualitetin politik dhe gjendjen në Partinë Demokratike. Bregu tha se PD nuk do ishte në këtë gjendje nëse Sokol Olldashi do ishte gjallë.
“Po të ishte gjallë, Sokol Olldashi, PD-ja do të ishte ndryshe”, tha Bregu, e njohur si një nga ish-miket më të ngushta të të ndjerit Olldashi.