Politikë

Majlinda Bregu: Ndihem në siklet kur më pyesin për Shqipërinë


               Publikuar në : 21:28 - 11/06/19 |
Opi Nion

Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, ka folur në lidhje me krizën politike në Shqipëri.

Bregu është shprehur për A2 CNN, se politika shqiptare i jep më tepër rëndësi zgjidhjes politike sesa zgjidhjes institucionale.

E pyetur nëse zgjidhja e krizës politike duhet të vijë nga faktorët ndërkombëtar siç ndodhi në vitin 2017, Bregu tha se situata e krizës aktuale është ndryshe nga ajo e para dy viteve, pasi ne krijojmë vetë precedent.

Ajo deklaroi se Shqipëria e vitit 2019 të mos ketë kulturën e demokracisë së viteve ’90. Po ashtu, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, u shpreh se ndjehet në siklet kur në çdo takim e pyesin për situatën politike në Shqipëri.

“Në vitin 2016 ishte situatë tjetër, edhe viti 2017 ishte situatë tjetër. Ne e krijojmë precedentin vetë dhe pastaj bëhemi keq kur ai precedent që e krijojmë duke i dhënë më tepër rëndësi zgjidhjes politike sesa zgjidhjes institucionale na kthehet pastaj në “boomerang” për herën pasuese dhe ja ku jemi pas dy vitesh thuajse në të njëjtën situatë të ngërçit politik. Jam shumë e shqetësuar dhe ndihem në siklet kur pyetem për Shqipërinë në çdo takim që kam. Uroja shumë që Shqipëria të mos kishte në vitin 2019 të njëjtën mungesë të kulturës demokratike dhe sjellje politike si në vitin 1997 dhe 1998”, u shpreh Majlinda Bregu./ Opinion.al E.Xh.

Pas