Ish deputetja demokrate pas largimit nga politika duket se i është përkushtuar jetës së saj private. Ajo është parë në udhëtime, dalje me motrat, vajzën e po ashtu nuk ka nguruar të postojë foto nga palestra. Por një postim i fundit i ish deputetes ka zbuluar një sekret të sajin që nuk e dinim.
Majlinda Bregu i ka ‘fobi’ qentë. Por kjo foto e saj krah një qenusheje i ka habitur dhe motrat e saj, të cilat nuk e kanë pritur këtë afrimitet të saj me qentë dhe nuk kanë nguruar të komentojnë.
Ornela Bregu, moderatorja e njohur që tashmë jeton në Spanjë e ka cilësuar ‘revolucion’ këtë ndryshim të motrës së saj. Ish deputetja ka sqaruar se qeni që shohim në foto nuk është i saj, pasi ajo nuk ka një të tillë.