Deputeti i Partisë Socialiste , Pandeli Majko ka vlerësuar aftësinë për dialog të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.
Sipas Majkos, Basha ka sjellë një frymë të re në PD dhe është shumë ndryshe nga paraardhësi i tij.
“Klima politike vazhdon të jetë e tendosur, por me Bashën kryetar PD-je janë krijuar kanale komunikimi dhe dialogu”, tha Majko.
“Të jem sinqertë, Basha po formëzohet si lider në PD, por ai po drejton në një moment të vështirë në parti. Ai nuk ka asnjë dysh, asnjë tresh, por ka Berishën dhe drejton me grupin e tij parlamentar. Por mendoj se Lulzim Bashën e vërtetë do ta shohim në zgjedhjet e vitit të ardhshëm”, tha Majko.