Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko ka kujtuar sot ditëlindjen e Arbën Xhaferrit.
“Gëzuar Ditëlindjen Arbën Xhaferi. Na mungon or mik si pak të tjerë, duke qenë i pranishëm me mospraninë tënde. Na mungojnë zëri yt i avashtë dhe shkrepëtima e mendimit tënd racional. Gëzuar ditëlindjen rilindasi i fundit i popullit tim”, shkruan Majko në statusin e tij në Facebook.
Ish-Kryeministri Pandeli Majko një nga figurat më të njohura të PS-së, ndoshta ka harruar që” rilindje” ka qenë edhe slogani i forcës së tij politike, për të identifikuar më së miri dhe socialistët në pushtet..
Mos ndoshta për Majkon “rilindja” ka përfunduar?!