Deklarata e Ministrit të Mbrojtjes të Serbisë, Aleksandër Vulin, ka ngjallur reagime në qeverinë shqiptare. Vulin shprehej për takimin e dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, se kryeministri Edi Rama ka provokuar Serbinë dhe po punon për krijimin e Shqipërisë së Madhe.
Pas kësaj deklarate, Rama i kërkoi ditën e djeshme Presidentit të Serbisë, Vuçiç që të dënojë reagimin e ministrit Vulin. Ndërkohë, ditën e sotme ka reaguar dhe Ministri i Diasporës në Shqipëri, Pandeli Majko.
Majko shkruan se fyerjet për përdoren si “sport” në marrëdhëniet e Serbisë me Shqipërinë, ndërsa shton se; “Duhet ti kujtohet, besoj, se cmimi në kohë të vështira është ai më realisti. E kanë pasur 5 milionë dollarë! Sot! Edhe cmimin e biletës për të vajtur në Uashington duhet ta paguajnë vetë!”
Reagimi
Po publikoj një foto, si kujtesë historike, për Ministrin e Mbrojtjes të Serbisë, Aleksandar Vulin, që po përdor fyerjen si “sport” në marrdhënien me shqiptarët.
Duhet ti kujtohet, besoj, se cmimi në kohë të vështira është ai më realisti. E kanë pasur 5 milionë dollarë!
Sot!… Edhe cmimin e biletës për të vajtur në Uashington duhet ta paguajnë vetë!