Fillimi i muajit maj përkon me gjysmën e sezonit të shenjës së Demit.
Fatmirësisht, nuk ka planetë në prapavijë, por kjo s’do të thotë se nuk paraqiten sfida përgjatë tij.
Astrologia Chrysanthi Kalogeri paralajmëron në “Shije Shtëpie” në Tv Klan se hëna e plotë më 12 maj dhe hëna e re në datën 27, do të jenë të rëndësishme.
Hëna e plotë përforcon emocionet dhe na teston në marrëdhënie. Përgjatë muajit do të marrim lajme të mira, mundësi, por asnjëherë një siguri të plotë.
Situata përmirësohet pas datës 20 maj kur do të kemi mundësi të shijojmë më shumë, të bëjmë plane afatshkurtra dhe të gjejmë pak qetësi në luhatjet e këtij muaji.
Chrysanthi Kalogeri: Është një muaj që do të kërkojmë sigurinë, por nuk do ta gjejmë në pjesën e parë të tij pasi hëna e plotë në Akrep mund të na përballë me ngjarje të papritura. Mund të vazhdojnë zhvillimet në fushën e ekonomisë, fenomenet natyrore etj. Është një muaj që do të preokupojë sfera financiare ku do të kemi mundësi të rrisim të ardhurat dhe njëkohësisht do të jetë muaj erotik ku do të merremi me marrëdhëniet personale. Periudha më erotike e muajit është data 19-23 maj, me kulm në datën 21-22. Është periudhë ku do të nxjerrim para, do të krijojmë dhe mjaft erotike. Kujdes në ato ditë sepse një siguri e madhe mund të sjellë të kundërtën për ata që janë në një marrëdhënie pasi nga entuziazmi i tepërt mund të shkaktoni krizë. Do të kemi përfitime, shanse e mundësi për të udhëtuar dhe për të krijuar në çdo fushë. Gjërat më të mira vijnë pas datës 20, sidomos 27 me një hënë të re në Binjak ku krijohen shanse që duhet t’i shfrytëzojmë, për të hedhur bazat e një fillimi të ri. Fillimi i ri do të jetë me baza të shëndosha, punë e sakrifica. Asgjë nuk na falet, çdo gjë vjen me insistim. Muaji maj nuk do të na japë 100% stabilitet, por mund të bëjmë plane afatshkurtra që na çojnë në realizime, përfitime, të kalojmë bukur, të shijojmë ditët, të udhëtojmë, të afrohemi me të dashurit apo të krijojmë lidhje të reja.
Dashi – Një periudhë shumë dinamike dhe e rëndësishme ku do të fokusoheni te vetja, do të arrini suksese. Është periudhë erotike, do të keni shanse për të udhëtuar, por duhet të përqendroheni në sferën financiare, organizojeni sa më mirë. Kini kujdes me hënën e plotë në shenjën e Akrepit në datën 12 ku detyrimet ose iniciativat mund t’ju nxjerrin jashtë planeve. Pas datës 20-27, fillon një periudhë shumë sociale ku mund të promovoni punën, të udhëtoni dhe të realizoni dëshirat përmes komunikimit.
Demi – Është muaji juaj dhe duhet të fokusoheni te vetja, sidomos të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës. Duhet të dini a duhet t’i bëni këto ndryshime. Këtë muaj mos vendosni përfundimisht për marrëdhëniet dhe bashkëpunimet nëse s’jeni të sigurt. Fokusohuni te partneri, bashkëpunëtorët dhe gjeni qetësinë duke evituar stresin dhe kontradiktat me të tjerët. Fokusohuni në jetën intime dhe gjeni qetësinë shpirtërore.
Binjakët – Vijoni të jeni të fokusuar në përditshmëri, punë, të jeni të organizuar por edhe të gjeni kohë për t’u çlodhur dhe bërë plane për të ardhmen afatshkurtër, për hapat pas datës 20-27 maj. Më në fund Saturni ikën nga Peshqit në datën 25 dhe kështu do të dini çfarë ka mbetur në jetën sociale, ndaj do të kapni shanset e fundit që ju ofron Jupiteri, sidomos të lindurit në 10-ditëshin e tretë. Jini të organizuar nga data 27 me hënën e re pasi të lindurit në 10-ditëshin e parë të shenjës sepse do të keni mundësi për fillime të reja që kërkojnë punë, siguri dhe fantazi.
Gaforrja – Jeta sociale do të jetë në fokusin tuaj dhe mund të realizoni shumë gjëra. Sfera financiare sjell të ardhura e shpenzime. Periudha është erotike, do të keni pranë miq e shokë por duhet të kontrolloni sigurinë e brendshme dhe anën emocionale që të trajtoni me qetësi problemet që paraqiten. Pas datës 20 maj dhe me hënën e re në datën 27, përqendrohuni në planet e reja që kërkojnë punë, disiplinë, organizim por do të kenë rezultate në të ardhmen.
Luani – Gjatë muajit maj duhet të fokusoheni në karrierë, jetën sociale, punë, por me synime dhe plan të caktuar që energjia të kanalizohet në një krjimtari. Rrezikoni të prishni marrëdhënie, bashkëpunime dhe të hyni në konflikte me pjesëtarë të familjes, ndaj kontrolloni reagimet, trajtoni me kujdes problemet familjare dhe anën psikologjike tuaj. Nga data 20 dhe 27 maj, do të gjeni mbështetjen e duhur për realizimin e planeve dhe qëllimeve, madje ky muaj do të afrojë njerëzit që do të mbështesin synimet tuaja. Është muaj erotik, do të udhëtoni, do të realizoni planet, mbroni marrëdhëniet të lindurit në 10-ditëshin e parë dhe të tretë të shenjës që do të kenë ndryshimee në akset kryesore të jetës.
Virgjëresha – Ky muaj ofron shanse për të lëvizur, udhëtuar, komunikuar por duhet të bëni kujdes sepse nga ana emocionale mund të ndieni njëfarë pasigurie. Planet mund të pësojnë ndryshime. Pozitivja është që do të keni ndihmë financiare dhe reale. Nëse kërkoni mbështetje financiare dhe kjo mund të jetë hua, borxh apo kredi, duhet të dini sa duhet të shtrini këmbën. Saturni ikën nga shenja e Peshqve përballë jush dhe marrëdhëniet tuaja do të mbeten për shumë vite, ndërkohë që duhet të merrni vendime përfundimtare lidhur me to dhe të shihni përpara. Do të keni suksese në karrierë e jetën sociale ku pas datës 20-27 do të vendosni për një rinovim në karrierë, do të vlerësohet puna juaj dhe do të vendosni për një fejesë a martesë. Lidhjet që duhet të kalonin në baza të forta, tashmë arrijnë.
Peshorja – Një muaj konstruktiv ku do të keni zhvillime në jetën personale, erotike, në marrëdhënie e bashkëpunime. Ata që ishin në biseda për një bashkëpunim, realizim apo marrëdhënie të bllokuar, gjërat marrin rrugën e tyre dhe mund të gjeni mbështetjen që do të finalizojë qëllimet tuaja. Të favorizuar janë të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës që Jupiteri ju sjell dhurata deri në fund të muajit dhe gjatë pjesës së parë fokusoheni në sferën financiare që ka të bëjë me të tjerët. Kujdes sepse disa gjëra mund të ndryshojnë.
Akrepi – Përqendrohuni në marrëdhëniet personale e profesionale. Disa marrëdhënie mund të tronditen apo prishen që të krijoni marrëdhënie e bashkëpunime të reja. Keni talentin dhe potencialin për suksese në karrierë, punë, mjaft që të organizoni më mirë përditshmërinë. Kjo do të jetë më e bukur dhe e këndshme. Mos hyni në konflikte me të tjerët. Nga data 20 dhe 27, do të gjeni njerëz që do të mbështesin fuqimisht ato që doni të realizoni, mjafton të jeni më të qetë.
Shigjetari – Saturni ikën nga shenja juaj në datën 25 maj dhe do të çliroheni nga problemet familjare ose ato që kishit në akset kryersore. Përqendrohuni në përditshëmri që disa herë do ju nxjerrë jashtë zonës së komfortit dhe planeve. Muaji është i përshtatshëm për udhëtime dhe të bëni njohjet që doni. Me hënën e re, do të keni shanse për fillime të reja në marrëdhënie e bashkëpunime.
Bricjapi – Muaji është erotik, krijues dhe favorizon gjërat që kanë të bëjnë me familjen e të dashurit. Kujdes në jetën sociale dhe marrëdhhëniet me miqtë rreth datës 12 maj sepse disa gjëra s’do të shkojnë siç kishit menduar. Do të keni mbështetjen dhe mundësinë për të realizuar synimet, mjafton të përshtateni me ndryshimet që mund të ndodhin. Kini kujdes të lindurit në ditët e para të shenjës me akset kryesore të jetës dhe sidomos për çështje shëndetësore apo vendime familjare.
Ujori – Një nga temat kryesore do të jetë familja e shtëpia ku do të merrni vendime për t’u zhvendosur në një shtëpi tjetër. Nëse do të lindin probleme, trajtojini me kujdes. Të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës, do të jenë përpara ndryshimeve që lidhen me familjen e punën. Keni shanse të mira erotike e krijuese, do të jeni socialë, por kini kujdes nga provokimet e të tjerëve, ruani qetësinë dhe mos impononi dëshirat.
Peshqit – Më në fund çliroheni nga Saturni. Largohen pasiguritë, vështirësitë, provat që kaluat në mars-prill. Fokusohuni në sferën financiare sepse vendimet do të përcaktojnë të ardhmen tuaj dhe do t’i hasni më vonë. Ky muaj jep shanse që të jeni komunikues, socialë, por fokusohuni në përditshmëri dhe problemet familjare. Jini pak më të disiplinuar, shkoni deri në datën 25 me ato që ju dikton Saturni: disiplinë, durim, organizim. Të lindurit në 10-ditëshin e parë të shenjës do të kenë shans për një fillim të ri në familje, por kujdes në ato financiare sepse mund t’ju vendosin në një provë më të madhe./tvklan.al