Gjykata e Kavajës ka lënë në “arrest me burg” të arrestuarit për tjetërsimin e pronave të paluajtshme në bregdetin e Spillesë.
Seancat për caktimin e masave të sigurimit personal kanë nisur paraditen e sotme dhe kanë vijuar për disa orë.
Në përfundim të secilës prej tyre gjykata ka vlerësuar arrestimet e kryera dhe vendosur “arrest me burg” për 11 të akuzuarit.
Mes tyre është edhe Seid Çikalleshi, vjehrri i ish-kandidatit për kryetar bashkie, Elvis Rroshi, që u dorëzua këtë të enjte në polici.