Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro ka falenderuar në një tubim forcat e armatosura, të cilat sipas tij kanë shmangur një ‘grusht shteti’ të organizuar nga SHBA dhe lideri i opozitës Huan Guaido.
Megjithatë vendi është ende duke u përballur me mungesën e energjisë elektrike, ku 13persona në një spital humbën jetën pikërisht për këtë shkak. Gjatë një tubimi Maduro ka shprehur vlerësimin për forcat e armatosura që i kanë qëndruar besnike në shmangien e këtij grushti shteti.
Gjatë fjalës së tij presidenti venezuelian fajësoi opozitën edhe për prerjen e energjisë elektrike përmes sulmeve kibernetike, që çoi në humbjen e 13 pacientëve të një spitali. Kjo deklaratë e Maduros ka ardhur një ditë pas protestave si nga mbështetësit ashtu ehe nga kundërshtarët e tij në vend.
Ai e ka quajtur kundërshtarin e tij politik ‘klloun dhe një marionetë’ e SHBA-së. “Ata u bënë thirrje forcave të armatosura të kryenin një grusht ushtarak shteti dhe përgjigjia e tyre ishte e qartë; ata i mposhtën komplotuesit”, -u shpreh ai.
Presidenti venezuelian Nicolas Maduro ka ruajtur mbështetjen e forcave të armatosura dhe të Rusisë me Kinën, që në çastin kur Guaido u vetshpall president i përkohshëm i vendit më 23 Janar./Xh.K/Opinion.al/