Madonna ka dalë nga spitali dhe është transportuar në shtëpinë e saj në Nju Jork përmes një ambulance private, shkruan CNN.
Këngëtarja ishte shtruar në spital pasi kishte një infeksion bakterial dhe qëndroi i shtruar për disa ditë.
Në një postim të shpërndarë në Instagram-in e tij të verifikuar të mërkurën, Guy Oseary, menaxheri për një kohë të gjatë i Madonna-s, ndau se këngëtarja, 64 vjeçe, zhvilloi një infeksion serioz bakterial që çoi në një qëndrim disaditor në ICU të shtunën e kaluar. Ai ka shkruar:
Shëndeti i saj është duke u përmirësuar, por ajo është ende nën kujdesin mjekësor. Pritet një rikuperim i plotë. Në këtë kohë ne duhet të ndalojmë të gjitha angazhimet, që përfshin turneun. Ne do të ndajmë më shumë detaje me ju sapo t’i kemi, duke përfshirë një datë të re fillimi për turneun dhe për shfaqjet e riplanifikuara.
Kjo arsye çoi edhe në shtyrjen e turneut që Madonna kishte planifikuar. Turneu do të mbahet pasi këngëtarja të shërohet plotësisht.
Turneu i Madonna-s, “Celebration” ishte planifikuar të niste më 15 korrik në Vankuver, Kanada. Turneu do të zhvillohej në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe Kanada deri në fillim të tetorit, më pas në Europë./Opinion.al