Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Macron, thirrje për rifillimin e bisedimeve Kosovë – Serbi

2019/07/16 at 8:52 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Macron, thirrje për rifillimin e bisedimeve Kosovë – Serbi

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha të hënën në Beograd se vizita e tij dyditëshe në Serbi synon hapjen e një faqeje të re në marrëdhëniet dypalëshe, ndërsa paralajmëroi nisma të reja në përpjekje për të gjetur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti Macron arriti të hënën pasdite në Beograd, duke shënuar kësisoj vizitën e parë të një presidenti francez në Serbi pas vitit 2001, kur atje kishte qëndruar ish presidenti, Jacque Chirac. Vizita e presidentit Macron ishte planifikuar që në dhjetor por qe shtyrë për shkak të përballjes së tij me protestat e “jelekëve të verdhë” që kundërshtonin politikat e tij ekonomike.

Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe procesi tashmë i bllokuar i bisedimeve, ishte pjesë e bisedimeve kokë me kokë ndërmjet presidenti Macron dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Një nismë e presidentit Macron dhe kancelares gjermane Angela Merkel, për një takim të palëve në Paris më 1 korrik dështoi, meqë Prishtina nuk hoqi dorë nga tarifat prej 100 për qind ndaj mallrave serbe, ndërsa Beogradi kushtëzon vazhdimin e bisedimeve me heqjen e tyre.

Presidenti Macron paralajmëroi përpjekjet për një takim te posaçëm ndërmjet udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë bashkë me kancelaren gjermane, Angela Merkel, në përpjekje për të arritur një marrëveshje, ndërsa theksoi se Franca kundërshton veprimet e njëanshme nga të dyja palët.

“Po shohim rritje të tensionit dhe nganjëherë këto tensione janë ushqyer aty-këtu nga fuqitë e jashtme që kanë një interes për të garantuar se asnjë marrëveshje nuk do të arrihet,” tha Macron.

“Arritja e një marrëveshjeje nënkupton që secila palë të heqë dorë nga gjeste të njëanshme dhe jo-konstruktive dhe, në këtë drejtim, zhvillimet e javëve të fundit kanë qenë një shqetësim, dhe vendimet kundër angazhimeve të kaluara duhet të shfuqizohen,” tha presidenti i Francës.

Nga ana e tij presidenti serb Vuçiç tha se ai kishte kërkuar nga Macron të ndihmonte Serbinë në përpjekjen e saj për të hyrë në Bashkimin Evropian, por Macron nuk bëri premtime. / Opinion.al

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Miliona të zhvendosur, mbi 100 të vdekur nga përmbytjet

Miliona të zhvendosur, mbi 100 të vdekur nga përmbytjet

Basha: Pse në 30 Qershor shqiptarët refuzuan Ramën

Basha: Pse në 30 Qershor shqiptarët refuzuan Ramën

Ilir Meta sërish kundër qeverisë, kthen dy ligje të tjera për rishqyrtim

Ilir Meta sërish kundër qeverisë, kthen dy ligje të tjera për rishqyrtim

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com