Bota

Macron i kërkoi Putinit që të tërhiqet nga centrali bërthamor i Zaporizhia



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:41 - 11/09/22 |
Opi Nion

Presidenti francez Emmanuel Macron përsëriti kërkesën e tij për një armëpushim në Ukrainë dhe tërheqjen e Rusisë nga termocentrali bërthamor Zaporizhzhia gjatë një bisede telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, tha këtë të dielë Pallati Elysee.

Macron “dënoi vazhdimin e operacioneve ushtarake ruse në Ukrainë dhe përsëriti kërkesën e tij që ato të ndërpriten sa më shpejt që të jetë e mundur, që negociatat të fillojnë dhe të rivendoset sovraniteti dhe integriteti territorial i Ukrainës”, tha zyra e tij në një deklaratë.

CNN shkruan se, presidenti francez theksoi gjithashtu nevojën për të garantuar sigurinë e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia. Ai kujtoi se pushtimi rus ishte shkaku i rreziqeve aktuale për integritetin e centralit Zaporizhzhia.

Macron u bëri thirrje forcave ruse që të tërheqin armët e tyre nga uzina dhe që rekomandimet e IAEA të ndiqen nga afër për të garantuar rivendosjen e sigurisë së zonës”, tha Elysee./Opinion.al

Pas