Presidenti francez Emmanuel Macron reagoi pas ngjarjes së rëndë të mëngjesit të sotëm, ku në një kishë në Nice u vranë tre persona me thikë.
Teksa e cilësoi ngjarjen si një sulm terrorist islamik, Macron tha se “Franca është nën shënjestër të sulmeve”. Gjithashtu ai njoftoi shtimin e forcave të policisë në vendet e shenjta dhe në shkolla.
“Nëse na sulmojnë është detyra jonë të mbrojmë vlerat tona, për lirinë, për mundësinë që të besojmë të lirë, në tokën tonë”. Ne nuk do të dorëzohemi para tyre, ” deklaroi kreu i Francës.
Franca u trondit sot nga dy sulme terroriste që u regjistruan brenda dy orëve. Në sulmin e parë u vranë tre persona, ndërsa në ngjarjen e dytë në Avginon nuk pati viktima, por policia ekzekutoi autorin i cili qëlloi me armë në drejtim të një patrulle./Opinion.al