Bota

Macron: Duhet të qëndrojmë vigjilent, ISIS-K ende një kërcënim


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:18 - 28/08/21 |
Opi Nion

Pas sulmit të përgjakshëm në aeroportin e Kabulit, Presidenti francez Emmanuel Macron ka paralajmëruar se ISIS-K në shtetin Islamik mbetet ende një kërcënim.

Macron i tha kryeministrit të Irakut në Bagdad: “Ne të gjithë e dimë se nuk duhet të ulim vigjilencën , sepse ISIS-K mbetet një kërcënim, dhe se lufta kundër këtyre grupeve terroriste duhet të jetë një përparësi e qeverisë tuaj.”

Këtë deklaratë Macron e dha në një samit të zhvilluar mbi Irakun, i cili është lënë në hije për shkak të ngjarjeve të fundit në Afganistan.

Iraku ka vuajtur prej kohësh nga sulmet e militantëve xhihadistë, shkruan BBC./Opinion.al

 

Pas