Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Macron: Do të duhet të jetojmë me virusin

2020/05/07 at 12:37 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Presidenti francez Emmanuel Macron shpenzon 26.000 euro për make up

Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se francezët nuk do të jenë në gjendje të bëjnë udhëtime në vende të huaja këtë verë, madje edhe udhëtimet brenda Evropës mund të duhet të jenë të kufizuara, në mënyrë që të zvogëlojnë rrezikun e rigjallërimit të epidemisë së koronavirusit.

“Është shumë shpejt të themi nëse mund të bëjmë pushime. Ajo që mund të them është se do të kufizojmë udhëtimet kryesore ndërkombëtare, madje edhe gjatë pushimeve të verës. Ne do ta shohim më qartë situatën në fillim të qershorit”, u tha Macron gazetarëve gjatë një vizite në një shkollë jashtë Parisit.

Franca ka vendosur të përfundojë bllokimin në 11 maj. “BBC” shkruan se njerëzit do të lejohen të lëvizin deri në 100 kilometra rreth vendbanimit të tyre, pa një formë lejemarrjeje. Lëvizja përtej 100 km do të ketë nevojë për leje.

“Kujdes edhe në zonat e gjelbërta”

Macron bëri thirrje për kujdes dhe “pragmatizëm” në lidhje me udhëtimin jashtë zonës 100 kilometra, për të shmangur përshpejtimin e përhapjes së virusit në zona ku infeksioni është në nivele më të ulta. Në një intervistë me stacionet televizive franceze TF1 dhe France 2, Macron u bëri thirrje banorëve të zonave të gjelbëra që të bëjnë kujdes, duke ruajtur distancën sociale.

“Le të jemi shumë të qartë. Ne e dimë se si funksionon virusi dhe për cilët persona, ai është shumë i rrezikshëm,” tha presidenti francez. “Për dikë që është i dobët dhe i moshuar, edhe zona e gjelbërt është shumë e rrezikshme”.

“Jeta ekonomike duhet të rifillojë”

Më shumë se 300 kryetarë bashkish, përfshirë edhe kryebashkiaken e Parisit, Anne Hidalgo, i shkruajtën një letër të hapur Macronit, duke i kërkuar atij të vonojë kthimet në shkolla. Ata thanë se iu duhet më shumë kohë për riorganizimin e klasave dhe rutinave të përditshme. Por qeveria ka mbrojtur kryeministrin Philippe duke pohuar se, “jeta ekonomike duhet të rifillojë në mënyrë të domosdoshme dhe të shpejtë”.

“Unë e kuptoj shumë mirë ngurrimin e mësuesve, gjërat do të ndodhin me qetësi, me dialog, sepse askush nuk e di se sa kohë do të duhet të jetojmë me virusin. Ne nuk mund të vazhdojmë të themi për muaj me rradhë se vendi nuk po jeton më”, u shpreh Macron.

“Do të duhet të jetojmë me virusin”, tha Macron. “Ne duhej ta vendosnim këtë bllokim të paparë dhe tani ka ardhur koha të fillojmë një fazë të re, ku duhet të vazhdojmë të trajtojmë epideminë, duke mbajtur ende jetën e një kombi të lirë”.

Etiketa: francaMacronshkolla

Ju sugjerojmë

Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari
Kronikë

Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari

26 Janar, 2026 12:55 pm
Të vegjlit nuk i besojnë PD-së, bashkimin e opozitës e merr në dorë shoqëria civile
Politikë

Të vegjlit nuk i besojnë PD-së, bashkimin e opozitës e merr në dorë shoqëria civile

26 Janar, 2026 12:21 pm
Rama takim me Netanyahun në Jerusalem
Kryesore

Rama takim me Netanyahun në Jerusalem

26 Janar, 2026 12:19 pm
Protestuesit rrethojnë hotelin e agjentëve të ICE, nxirren sërish armët
Bota

Protestuesit rrethojnë hotelin e agjentëve të ICE, nxirren sërish armët

26 Janar, 2026 12:00 pm
10-vjetori i reformës në drejtësi, Begaj: Përgjigja ndaj një krize të thellë besimi
Aktualitet

10-vjetori i reformës në drejtësi, Begaj: Përgjigja ndaj një krize të thellë besimi

26 Janar, 2026 11:28 am
Ceremonia e vitit të ri gjyqësor, Sadushi: Drejtësi e pavarur dhe e përgjegjshme
Aktualitet

Ceremonia e vitit të ri gjyqësor, Sadushi: Drejtësi e pavarur dhe e përgjegjshme

26 Janar, 2026 11:26 am
Përmirësohet shëndeti i Michael Schumacher pas 12 vitesh në koma
Sport

Përmirësohet shëndeti i Michael Schumacher pas 12 vitesh në koma

26 Janar, 2026 11:24 am
Babai goditi me thikë vajzën në Durrës, mbetet i plagosur edhe një kalimtar
Kronikë

Babai goditi me thikë vajzën në Durrës, mbetet i plagosur edhe një kalimtar

26 Janar, 2026 11:22 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Babai plagos me thikë vajzën në Durrës

26 Janar, 2026 10:19 am
Vrasja e dy amerikanëve, Trump: Demokratët vendosin të huajt mbi qytetarët e SHBA
Bota

Vrasja e dy amerikanëve, Trump: Demokratët vendosin të huajt mbi qytetarët e SHBA

26 Janar, 2026 9:50 am
Para
Pandemia, ajo që ndodh në vendet më të varfra do të trokasë në dyert tona

Pandemia, ajo që ndodh në vendet më të varfra do të trokasë në dyert tona

Gjykata Europiane pranon skemën e re të kompensimit të ish-pronarëve

Gjykata Europiane pranon skemën e re të kompensimit të ish-pronarëve

Pandemia i dha famë, të gjithë kinezët duan të vizitojnë Wuhanin

Pandemia i dha famë, të gjithë kinezët duan të vizitojnë Wuhanin

TE FUNDIT

Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari

Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari
26 Janar, 2026

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në Selenicë, ku ka humbur jetën një i moshuar si pasojë e...

Lexo më shumë

Të vegjlit nuk i besojnë PD-së, bashkimin e opozitës e merr në dorë shoqëria civile

Të vegjlit nuk i besojnë PD-së, bashkimin e opozitës e merr në dorë shoqëria civile
26 Janar, 2026

Shoqëria civile ka marrë në dorë bashkimin e opozitës, pasi Partia Demokratike nuk arriti në asnjë moment pas zgjedhjeve të...

Lexo më shumë

Rama takim me Netanyahun në Jerusalem

Rama takim me Netanyahun në Jerusalem
26 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja Linda e nisën vizitën tre ditore në Izrael duke vizituar vendin ku në...

Lexo më shumë

Protestuesit rrethojnë hotelin e agjentëve të ICE, nxirren sërish armët

Protestuesit rrethojnë hotelin e agjentëve të ICE, nxirren sërish armët
26 Janar, 2026

Mineapolis u përfshi nga skena kaotike të dielën në mbrëmje, kur protestues të zemëruar kundër ICE (Shërbimi i Emigracionit dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com