Bota

Macron: Brukseli dhe Moska të ndihmojnë dialogun në Bjellorusi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:56 - 20/08/20 |
Opi Nion

Presidenti francez Emmanuel Macron ka propozuar që Brukseli dhe Moska të ndihmojnë në zgjidhjen e krizës politike në Bjellorusi. Ai e ka bërë këtë deklaratë pas një takimi me kancelaren gjermane Angela Merkel, në shtëpinë e tij të pushimit në jug të Francës.

Në konferencën që pasoi takimin prej dy orësh, Macron tha se BE mund të përpiqet të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund pakënaqësisë publike shkaktuar nga rezultati i zgjedhjeve që nxorën fitues presidentin Lukashenko.

Macron tha se Bjellorusia duhet të gjejë një zgjidhje, por pohoi se Brukseli është i gatshëm të ndihmojë dhe insistoi që Rusia, si një aleate e ish-Bashkimit Sovjetik duhet të përfshihet në dialog.

Më shumë se 200 mijë njerëz tashmë kanë dalë në rrugët e Minskit, ndërkohë që presidenti Bjellorus ka urdhëruar policinë ta pastrojë qytetin. Kjo është kriza më e thellë politike në vend, që pas ndarjes nga ish-Bashkimi Sovjetik.

Euronews raporton se të paktën tre protestues kanë vdekur, 7000 qytetarë janë ndaluar dhe qindra të plagosur janë regjistruar në 4 ditë protesta./Opinion.al

 

 

Pas