Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Macron bisedon me Putinin për krizën në Ukrainë

2022/02/07 at 6:02 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Macron bisedon me Putinin për krizën në Ukrainë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka nisur takimin në Moskë me homologun e tij rus, Vladimir Putin, takim që ka për qëllim të ulë tensionet pas grumbullimit të trupave ruse në afërsi të Ukrainës.

Macron i tha Putinit se ai shpreson që bisedimet do të çojnë në uljen e tensioneve.

“Këto diskutime mund të shënojnë fillimin e një drejtimi në të cilin ne duhet të shkojmë, që është drejt shtensionimit”, tha Macron më 7 janar, para nisjes së takimit me Putinin. Ai shtoi se shpreson që të “shmanget lufta” dhe “të ndërtohen elemente të besimit, stabilitetit dhe dukshmërisë për të gjithë”.

Putini përshëndeti rolin e Francës në formësimin e sigurisë evropiane dhe theksoi se bisedimet po zhvillohen në 30-vjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes për miqësi.

“E kuptoj se ne ndajmë shqetësime lidhur me atë se çfarë po ndodh në Evropë, në sferën e sigurisë”, i tha Putin Macronit, duke shtuar se ai i vlerëson përpjekjet e presidentit francez për të ndihmuar që të ketë “një siguri të barabartë në Evropë” dhe për përpjekjet e tij që të ndihmojë në zgjidhjen e krizës ukrainase.

Para takimit, Kremlini u mundua që të ulte pritshmërinë nga bisedimet Macron-Putin, teksa zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov tha se nuk pritet ndonjë përparim i madh.

“Situata është shumë komplekse që të presim ndonjë rezultat në një takim”, u tha Peskov gazetarëve, pavarësisht se i cilësoi bisedimet si “shumë të rëndësishme”.

Macron më 6 shkurt zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin amerikan, Joe Biden.

Shtëpia e Bardhë tha se dy liderët kanë diskutuar për “përpjekjet diplomatike në përgjigje të grumbullimit të vazhdueshëm ushtarak të Rusisë në kufijtë e Ukrainës”.

Perëndimi thotë se Rusia ka grumbulluar mbi 100,000 trupa në kufi dhe dyshon se Moska mund të jetë duke u përgatitur që ta pushtojë Ukrainën.

Rusia mohon se ka plane që ta pushtojë Ukrainën, por kërkon që t’i plotësohen një sërë kërkesash të sigurisë, përfshirë edhe që NATO-ja të mos e pranojë kurrë Ukrainën./ REL

Ju sugjerojmë

“Jam vajza më krenare!” Babë e bijë, bashkë për një ëndërr të madhe
Aktualitet

“Jam vajza më krenare!” Babë e bijë, bashkë për një ëndërr të madhe

15 Qershor, 2025 5:19 pm
“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
Bota

‘Iran-Izrael’, Trump:Do ta parandaloj këtë luftë siç bëra me konfliktin Kosovë-Serbi

15 Qershor, 2025 5:09 pm
Mes jetës dhe vdekjes, një premtim! Fjala e dhënë shpëton babanë e sëmurë
Aktualitet

Mes jetës dhe vdekjes, një premtim! Fjala e dhënë shpëton babanë e sëmurë

15 Qershor, 2025 4:40 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump paralajmëron: Një marrëveshje paqeje mes Iranit dhe Izraelit është afër

15 Qershor, 2025 4:25 pm
Turisti gjerman dëmtohet nga helikat e skafit në Gjipe/ Shoqërohet 27-vjeçari
Aktualitet

Turisti gjerman dëmtohet nga helikat e skafit në Gjipe/ Shoqërohet 27-vjeçari

15 Qershor, 2025 4:16 pm
Bien sirenat e alarmit në Tel Aviv, Irani nis një sulm të ri me raketa ndaj Izraelit
Bota

Bien sirenat e alarmit në Tel Aviv, Irani nis një sulm të ri me raketa ndaj Izraelit

15 Qershor, 2025 4:02 pm
Turistët italianë: Bregdeti juaj i mirë si në Puglia
Aktualitet

Turistët italianë: Bregdeti juaj i mirë si në Puglia

15 Qershor, 2025 3:42 pm
Filmi DEA OPEN AIR/Ndarja e çmimeve të Edicionit të 12 të Festivalit Ndërkombëtar
Aktualitet

Filmi DEA OPEN AIR/Ndarja e çmimeve të Edicionit të 12 të Festivalit Ndërkombëtar

15 Qershor, 2025 3:33 pm
Përplasi për vdekje 59-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, kapet i riu nga Tirana
Aktualitet

Përplasi për vdekje 59-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, kapet i riu nga Tirana

15 Qershor, 2025 3:19 pm
VIDEO/Pamje të rralla, balena shfaqet duke lundruar pranë Karaburunit
Aktualitet

VIDEO/Pamje të rralla, balena shfaqet duke lundruar pranë Karaburunit

15 Qershor, 2025 2:37 pm
Para
Shkarkimi i Metës/Këshilltari Ligjor i Presidentit:Ja shkeljet që ka bërë Kuvendi

Shkarkimi i Metës/Këshilltari Ligjor i Presidentit:Ja shkeljet që ka bërë Kuvendi

326 qytetarë humbin jetën nga COVID-19 në Itali

326 qytetarë humbin jetën nga COVID-19 në Itali

Krujë/ Makina përplas për vdekje një këmbësor

Makina del nga rruga, përfundojnë në spital dy të rinj

TE FUNDIT

“Jam vajza më krenare!” Babë e bijë, bashkë për një ëndërr të madhe

“Jam vajza më krenare!” Babë e bijë, bashkë për një ëndërr të madhe
15 Qershor, 2025

Çelniku ia ka dalë të fitojë një luftë të gjatë e të vështirë për jetën dhe duket se motivi ka...

Lexo më shumë

‘Iran-Izrael’, Trump:Do ta parandaloj këtë luftë siç bëra me konfliktin Kosovë-Serbi

“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
15 Qershor, 2025

Donald Trump në postimin e tij në platformën Truth Social shkruan se Irani dhe Izraeli “duhet dhe do të bëjnë...

Lexo më shumë

Mes jetës dhe vdekjes, një premtim! Fjala e dhënë shpëton babanë e sëmurë

Mes jetës dhe vdekjes, një premtim! Fjala e dhënë shpëton babanë e sëmurë
15 Qershor, 2025

Çelniku jeton në Francë dhe prej 8 vitesh nuk ka shkelur në Shqipëri. Ndalesa e tij e parë pas kaq...

Lexo më shumë

Trump paralajmëron: Një marrëveshje paqeje mes Iranit dhe Izraelit është afër

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
15 Qershor, 2025

Në plafromën e tij të rrjeteve sociale, Truth Social presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një deklaratë të bujshme, duke...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com