Bota

Macron bën betimin, merr drejtimin e Francës edhe për 5 vite të tjera


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:49 - 07/05/22 |
Opi Nion

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron bëri sot betimin për mandatin e dytë 5-vjeçar në krye të shtetit francez.

Macron u rizgjodh për pesë vjet të tjera në krye të shtetit francez më 24 prill në një balotazh në të cilin e mundi rivalen e ekstremit të djathtë Marine Le Pen.

Në fjalën e tij Macron premtoi se “së pari do të ndërmarrë veprime për të shmangur çdo përshkallëzim pas agresionit rus në Ukrainë”.

Macron premtoi gjithashtu se do të gjente një “metodë të drejtë” për të qeverisur vendin dhe për të lehtësuar tensionet sociale duke e bërë qeverinë dhe parlamentin të punojnë së bashku me sindikatat, shoqatat dhe njerëz të tjerë nga bota politike, ekonomike, sociale dhe kulturore.

“M’u besua një mandat i ri, për veprime të vendosura për Francën dhe për Europën. Populli francez bëri një zgjedhje të qartë për të ardhmen, një zgjedhje për projektin francez dhe për atë europian, një projekt për pavarësinë në një botë të destabilizuar”,-tha Macron.

Në ceremoni ishin të pranishëm rreth 500 të ftuar. Mandati i dytë i Macron do të fillojë zyrtarisht më 14 maj.

Macron u bë lideri i parë francez në 20 vjet që siguroi një mandate të dytë në krye të shtetit francez.

Pas