Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka reaguar lidhur me situatën në veri të Kosovës.
Macron, është shprehur se autoritetet e Kosovës mbajnë përgjegjësi për trazirat, të cilat janë rritur ndjeshëm në veri prej momentit që kryetarët e rinj shqiptarë kanë marrë detyrën në komunat me shumicë serbe.
Macron dha këtë deklaratë në konferencën për sigurinë në Bratislavë.
Kryetarët e rinj shqiptarë të komunave Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç kanë dalë nga zgjedhjet e 23 prillit, të cilat janë bojkotuar nga komuniteti serb./Opinion.al