Macja ‘Akil’ ka parashikuar që ndeshja e parë hapëse e Botërorit midis Rusisë dhe Arabisë Saudite do të përfundojë me fitoren e Rusisë.
Macja e bardhë, e cila vjen nga një muze i qytetit të Shën Pjetërburgut, e quajtur Akil, ka zgjedhur ushqimin që gjendej në pjatën e Rusisë.
Gjithsesi nuk është hera e parë që kafshët përcaktojnë se si do të dalë një ndeshje futbolli.
Para 8 vitesh ishte oktapodi Pol, ai që përcaktoi parashikimet e sakta për kombëtaren Gjermane në Botërorin që u zhvillua në Afrikën e Jugut në vitin 2010.
Tashmë që nga Botërori 2010 çdo event futbollistik po parashikohet nga bota e kafshëve.