Fillimisht, vendasit e panë veten në disavantazh pas golit të Sushit, ndërsa Hyka barazoi shifrat në minutën e 18′. Mesfushori shqiptar përmbysi shifrat në minutën e 30′, duke përcaktuar edhe rezultatin e pjesës së parë. Por miqtë nuk u ndalën me kaq. Janko realizon dopietë në pjesën e dytë (70′, 79′), duke i dhënë tri pikë të vlefshme ekipit të tij në transfertë. Asgjë për t’u shënuar për Taulant Xhakën, i cili në minutën e 21′ të lojës mori edhe një karton të verdhë.
Një javë më parë Hyka realizoi një tjetër gol për Luzernën ndaj Grasshoperit. Pas asaj sfide, ai u përfshi edhe në formacionin e Javës në kampionatin helvet