Bashkim Disha 48 vjeç, banues në fshatin Dushk, Lushnje ka shkatërruar me vetgjyqësi rrjetin e ujësjellësit të disa familjeve. Specialistët për krimet në Komisariatin e Policisë Lushnje e kanë arrestuar autorin në flagrance.
Arrestimi i tij u bë pasi në afërsi të rrethrrotullimit të Grabianit, për motive pronësie, ka shkatërruar rrjetin e ujësjellësit për 5 familje, me pretendimin se toka ku kalon ujësjellësi është blerë nga ana e tij./tvklan.al