Kronikë

Lushnje/Zetori del nga rruga dhe përmbyset, humb jetën drejtuesi



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:02 - 30/01/22 |
Opi Nion

Një aksident i rëndë është sot rreth orës 18:50, në fshatin Zhamë Sektor, ku një 61-vjeçar ka humbur jetën. Mësohet se viktima është identifikuar si shtetasi Sherbet Meta, 61 vjeç, i cili duke drejtuar një mjet bujqësor, zetor.

Raportohet se mjeti bujqësor ka dalë nga rruga dhe për pasojë drejtuesi 61-vjeçar ka humbur jetën.

Ndërsa “Klan News” bën të ditur se 61-vjeçari ka rënë në kanal dhe se zetori e ka zënë poshtë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Mësohet se është dashur ndërhyrja me një mjet të tonazhit të rëndë për të lëvizur zetorin dhe për të nxjerrë trupin e viktimës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj dalje nga rruga.

Pas