Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Lushnje. Një 36-vjeçar është vënë në pranga pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka tentuar të godas me sende të forta babain e tij.
Shtetasi me inicialet F.H., akuzohet për veprën penale “Dhunë në familje”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin F. H., 36 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka tentuar të godas me sende të forta babain e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Dhunë në familje”, njofton policia.