Aktualitet

Lushnje/ Ndezi zjarr dhe dogji “Kodrat e Kalipasë”, arrestohet autori


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:17 - 15/08/21 |
Opi Nion

Një person është vënë në pranga nga policia në Lushnje për zjarrvënie të qëllimshme. Policia bën me dije se në pranga ka rënë Rahman Dedaj.

Sipas autoriteteve Dedaj me qëllim ka djegur disa ferra, ndërsa zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe është djegur një sipërfaqe me ullinj në vendin e quajtur “Kodrat e Kalipasë”.

Ndërkohë për zjarrvënie të qëllimshme është proceduar penalisht në gjendje të lirë një 15-vjeçar, pasi në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë u kap në flagrancë duke djegur disa mbeturina ku zjarri ka rrezikuar që të përhapej në pronat e fshatit Golem.

Pas