Kronikë

Lushnje/ Makina del nga rruga, vdes 29-vjeçari


               Publikuar në : 20:52 - 12/08/19 |
Opi Nion

Një 29-vjeçar ka mbetur i vdekur si pasojë i një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme në Lushnje.

Mësohet se në aksidentin e ndodhur në afërsi të “Varrezave të Ardenicës”, ka mbetur i plagosur dhe një 42 vjeçar, cili është transportuar për në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit të mjetit.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Lushnje

Informacion paraprak

Sot rreth orës 20:15, në vendin e quajtur “Varrezat e Ardenicës” shtetasi A.V, 29 vjeç, banues në Kolonjë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, ka ndërruar jetë shtetasi A.V dhe është dëmtuar pasagjeri, shtetasi D.K, 42 vjeç, banues në Kolonjë, i cili ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkakut të daljes nga rruga./ Opinion.al E.Xh.

Pas