Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar rreth orës 03:00, në aksin rrugor “Rrogozhinë-Lushnjë”, në afërsi të fshatit Zhamë. Sipas policisë, një Karrotrec”, me drejtues shtetasin M. Ç., 27 vjeç ka aksidentuar një endacak, rreth 50 vjeç, ende të paidentifikuar i cili ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale
“Rreth orës 03:00, në aksin rrugor “Rrogozhinë-Lushnjë”, në afërsi të fshatit Zhamë, automjeti tip “Karrotrec”, me drejtues shtetasin M. Ç., 27 vjeç, banues në Levan, ka aksidentuar një shtetas rreth 50 vjeç, ende të paidentifikuar (dyshohet endacak), i cili ka ndërruar jetë. Shtetasi M. Ç. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale”-njofton policia.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë./Opinion.al