Kronikë

Lushnje/ Humb kontrollin dhe përplaset me trafikndarësen, plagoset çifti



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:18 - 30/06/22 |
Opi Nion

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të enjte rreth orës 12:00 në Bypassin e Lushnjës. Policia bën me dije se 81-vjeçari A.GJ., duke drejtuar automjetin tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafikndarësen. Për pasojë është plagosur ai dhe bashkëshortja O. Gj., 80 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Sot, rreth orës 12:00, në Bypass Lushnjë, shtetasi A. Gj., 81 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafikndarësen.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja, shtetasja O. Gj., 80 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”-njofton policia./Opinion.al

Pas