Një autobus i linjës së udhëtimit Tiranë-Skrapar, ka marr flakë gjatë lëvizjes, në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës”. Policia bën me dije, se shkak për zjarrin dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike në pjesën e motorrit.
Shoferi ka arritur të nxjerrë jashtë mjetit menjëherë pasagjerët pasi ka parë tymin dhe për fat të mirë nuk ka patur persona të lënduar.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 14:40, në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës”, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike në pjesën e motorrit, ka marrë flakë gjatë lëvizjes, automjeti tip autobus, me drejtues shtetasin A. T.
Nuk ka dëme në njerëz.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.