Një 35-vjeçare i dha fund jetës në mënyrë tragjike mëngjesin e sotëm. Policia tha se ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Skender Libohova’ dhe viktima është Arvenola Haxho. Ende nuk dihen shkaqet që e kanë çuar këtë grua drejt aktit fatal. Ngjarja pritet të zbardhet me marrjen në pyetje të familjarëve. Ajo dyshohet se është hedhur nga kati i 6-të i pallatit ku banonte. Trupi është gjetur pajetë në trotuar.
*foto ilustruese