Lushnja arrin të fitojë derbin e Myzeqesë, duke marrë 3 pikë të rëndësishme në fushën e Apollonisë.
Në stadiumin “Loni Papuçiu” të qytetit të Fierit, skuadra lushnjare e drejtuar nga Artan Bano ka fituar pas 44 vitesh me rezultatin 0-2, duke forcuar pozitat e saj në kreun e grupit B të Kategorisë së Parë.
Me këtë sukses janë ruajtur 6 pikët e diferencës me Bylisin e vendit të dytë, që fitoi një ditë më parë ndaj Sopotit.
Ndërkohë që kjo ishte dhe ndeshja e parë që u gjykua nga arbitrat maltezë, të akredituar në vendin tonë.