Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

L’Unità (1987) /Bekim Fehmiu kthehet pas një mungese të gjatë me këtë film

2020/08/18 at 10:24 AM
në -Kulturë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
L’Unità (1987) /Bekim Fehmiu kthehet pas një mungese të gjatë me këtë film

Nga Aurenc Bebja, Francë


“L’Unità” ka botuar, të premten e 13 nëntorit 1987, në faqen n°20, një shkrim të gazetares Silvia Garambois në lidhje me filmin e ri  “Un Bambino di nome Gesù” të Bekim Fehmiut dhe mendimin e tij për të, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Fehmiu, Ungjilli sipas Jozefit

Ai është Uliksi. Ajo është një fotomodele e njohur. Së bashku, në shkretëtirën e Tunizisë, ata luajtën historinë e 1987 viteve më parë : arratisja nga Herodi e Jozefit dhe Marias. Një fëmijë me emrin Jezus është filmi televiziv që Franco Rossi (regjizori i Odisesë) sapo ka përfunduar xhirimet për Canale 5 me Bekim Fehmiun, Maria del Carmen San Martin dhe Matteo Bellinën e vogël. Protagonisti na flet për të.

Romë. Historia e një fëmije që njeh frikën, i cili ndihet ndryshe. Një fëmijë i çuditshëm gjithmonë në arrati. I ndjekur dhe i persekutuar. Por sikur të mos ishte për fatin e tij, historia e Jezusit të vogël, marrëdhëniet e tij me nënën, vetmia, shkelja, nuk i përkasin së kaluarës. “Përkundrazi, duket një histori moderne. Rruga në të cilën Jozefi dhe Maria udhëtojnë me fëmijën e tyre është plot me pengesa për arsye politike, në një situatë të turbullt botërore si sot.” Bekim Fehmiu është Jozefi : “Unë nuk do të jem njeriu i mirë që ecën mbas gomaricës, ashtu si në ikonografinë klasike ku Francesco Scardamaglia-s, i cili shkruajti për këtë subjekt, ka treguar përkundrazi për një njeri të aftë për të mbrojtur të birin, dhe gjithashtu e pashë atë si një njeri të fortë për kapacitetin që qenia njerëzore ndonjëherë duhet të fitojë një forcë të jashtëzakonshme përballë vështirësive.”

Pesëdhjetë e një vjeç, tridhjetë në skenë dhe në seriale, Bekim Fehmiu “kthehet” në kinema dhe televizion pas një mungese të gjatë : “Situata e kinemasë në Evropë ka qenë e errët për shumë vite. Kjo është arsyeja pse unë zgjodha të aktroja vetëm në teatër. Kur Franco Rossi, me të cilin kisha punuar tashmë në Odisenë, më ofroi këtë rol, vendosa të rifilloj. Unë isha duke luajtur “Lenini dhe Stalini në Zonjën Kollonlaj” të vënë në skenë në Beograd para se të bëhesha Shën Jozefi dhe nëse nuk më ofrojnë më filma të tjerë të mirë si ky, do të kthehem sërish në teatër.”

Në këtë periudhë, ka shumë filma me frymëzim fetar, nga “Misioni da Thèrese”, nga “Inchiesta a L’ultima tentazione di Gesù Cristo”, projekti i Martin Scorsese. A i lexuat përsëri shkrimet e shenjta përpara se të ballafaqoheshit me personazhin e Jozefit ? “Ky nuk është një film fetar. Është më tepër një film, i cili, në mënyrë indirekte, i përket edhe të tashmes. Sa për mua, dua të shtoj se jam mysliman. Por figura e Shën Jozefit është gjithashtu në Kuran.”

Filmi tregon historinë e jetës së Jezusit nga lindja deri në moshën shtatë vjeçare, arratia në Egjipt, një periudhë e përshkruar mbi të gjitha në Ungjijtë apokrifë, e sjellur për herë të parë në kinema. “Një periudhë që po përballet edhe në një mënyrë të re dhe të rrezikshme, shton Fehmiu – Jo në kuptimin që do të ‘shokojë’ publikun, por mbase do t’a befasojë atë. Për shembull, Jozefi im, i cili di të jetë aq i fortë përballë fatkeqësive, gjithashtu ka momente dobësie. Si çdo njeri. Dhe të gjithë personazhet në film kanë të njëjtën sjellje normale, nga Maria deri tek Jezusi, psikologjia e së cilës është ajo e një fëmije të zakonshëm, të etur për përkëdheljet e nënës.”

Përndjekësi (persekutuesi) i Jozefit dhe i familjes së tij është Sefiri, i dërguari i Herod Antipas-it, një njeri që përfundimisht do të jetë i fiksuar nga dhuna e persekutimit dhe nga ai fëmijë të cilin e ka ndjekur kaq gjatë. Dhe kur më në fund arrin të burgosë Jezusin dhe Marinë, Sefiri, tani i pushtuar nga çmenduria, do të vendosë t’i lërë ata të shpëtojnë.

 Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania: https://www.darsiani.com/la-gazette/l-unita-1987-pesedhjete-e-nje-vjec-tridhjete-ne-skene-dhe-ne-seriale-bekim-fehmiu-kthehet-ne-kinema-dhe-televizion-pas-nje-mungese-te-gjate-me-kete-film/



Ju sugjerojmë

Turizmi nxit konsumin, tregtia me pakicë rritje vjetore me 7% në 3-mujor
Aktualitet

Turizmi nxit konsumin, tregtia me pakicë rritje vjetore me 7% në 3-mujor

14 Qershor, 2025 9:02 am
Sulmi i Izraelit: Ndezje e konfliktit në Lindjen e Mesme?
Bota

Sulmi i Izraelit: Ndezje e konfliktit në Lindjen e Mesme?

14 Qershor, 2025 8:47 am
Aksident i rëndë në Lushnje, shtatë persona të plagosur
Aktualitet

Aksident i rëndë në Lushnje, shtatë persona të plagosur

14 Qershor, 2025 8:24 am
Horoskopi ditor, 2 janar 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 14 Qershor 2025

14 Qershor, 2025 8:19 am
Temperaturat e larta, dy qarqet më të rrezikuara nga zjerret sipas IGJEUM
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 14 Qershor 2025

14 Qershor, 2025 8:12 am
Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
Bota

Netanyahu mesazh iranianëve: Koha që të dilni kundër regjimit shtypës!

13 Qershor, 2025 10:21 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Përplasja Izrael-Iran,Moska e gatshme të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund armiqësisë

13 Qershor, 2025 10:08 pm
30 vjet pritje për pronën e fituar me gjyq!Dy vëllezërit vdiqën,i treti pret …
Aktualitet

30 vjet pritje për pronën e fituar me gjyq!Dy vëllezërit vdiqën,i treti pret …

13 Qershor, 2025 9:49 pm
I vetëm me 6 fëmijë jetimë, jeta e vështirë e burrit që humbi gruan
Aktualitet

I vetëm me 6 fëmijë jetimë, jeta e vështirë e burrit që humbi gruan

13 Qershor, 2025 9:34 pm
Lideri Suprem i Iranit i drejtohet Izraelit: Nuk do kemi mëshirë!
Bota

Lideri Suprem i Iranit i drejtohet Izraelit: Nuk do kemi mëshirë!

13 Qershor, 2025 9:25 pm
Para
Ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet 67-vjeçari në Vlorë

Goditi me thikë gjyshin, arrestohet 19-vjeçari

Emrat/ OFL u dërgon formularin e deklarimit të pasurisë 4 personave

Trafik droge dhe vrasje, OFL në Elbasan dhe Berat (Emrat)

Vdekja e fëmijës në Kakavijë/PD: Është në përgjegjësinë e qeverisë

Vdekja e të miturit në Kakavijë/ Gjykata lë në burg shoferin e ambulancës
















TE FUNDIT

Turizmi nxit konsumin, tregtia me pakicë rritje vjetore me 7% në 3-mujor

Turizmi nxit konsumin, tregtia me pakicë rritje vjetore me 7% në 3-mujor
14 Qershor, 2025

E nxitur nga turizmi, tregtia me pakicë e ka nisur pozitivisht vitin 2025. Sipas të dhënave të zyrtare nga INSTAT,...

Lexo më shumë

Sulmi i Izraelit: Ndezje e konfliktit në Lindjen e Mesme?

Sulmi i Izraelit: Ndezje e konfliktit në Lindjen e Mesme?
14 Qershor, 2025

Sulmi në shkallë të gjerë ndaj Iranit mund të ndezë të gjithë rajonin. Eshtë e paqartë nëse do të mund...

Lexo më shumë

Aksident i rëndë në Lushnje, shtatë persona të plagosur

Aksident i rëndë në Lushnje, shtatë persona të plagosur
14 Qershor, 2025

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Fier-Lushnje, në afërsi të fshatit Saver. Në ngjarje...

Lexo më shumë

Horoskopi për sot, 14 Qershor 2025

Horoskopi ditor, 2 janar 2025
14 Qershor, 2025

Dashi Energjia jote është e lehtë dhe disponimi pozitiv. Të ardhurat ekstra të ndihmojnë, ndërsa angazhimi ndihmon në ndërtimin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com