Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lumi që na nxorri lakuriq të palarat!

2017/12/02 at 2:02 PM
në Aktualitet, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 2 min
A A
Lumi që na nxorri lakuriq të palarat!

Nga Dritan Laci

Përmbytjet e fundit që ndodhën në Shqipëri jo vetëm na treguan mërinë e mëmës natyrë ndaj mënyrës së pamëshirmshme se si e kemi keqtrajtuar në këto 27 vite, por na nxorri lakuriq edhe një anë tjetër; atë të shpërdorimit të fondeve publike në kurriz të taksave dhe sigurisë së qytetarëve. Vetëm në dy ditë përmbytje lumi mori me vete dy ura të ndërtuara në vitet e fundit, duke nxjerrë në shesh babëzinë dhe vjedhjen pa kriter të taksave të shqiptarëve. Fati e desh që të ishte sot në urën e Vanës me pasagjerët e furgonit  të cilët mbetën në ajër në urën gjysmë të shkatërruar, por fati nuk mund të jetë gjithmonë kaq dashamirës. Ndërkohë që ditën e djeshme ura që lidh Fushë-Krujën me zonat përreth përfundoi në lumë.

Nëse do të ishim një shtet serioz Prokuroria tashmë duhet të ishte në punë dhe të vinte para drejtësisë të gjithë nga i pari deri të i fundit; duke filluar nga tenderuesi i rrugës, subjekti ndërtues, e deri te supervizori i urës i cili  nuk mund të hedhë asesi firmën nëse objekti nuk përmbush të gjitha kriteret e ndërtimit. Të paktën kështu funksionon në të gjitha vendet ku drejtësia funksionon. Marr këtu edhe shembullin jo të largët të një tërmeti të fuqishëm që goditi Greqinë, ku shteti jo vetëm u vu në lëvizje për të ndrequr dëmet por edhe për të vendosur para bangës së akuzës përgjegjësit e katastrofës. Nëse në Shqipëri do të vazhdojmë me të njëjtën papërgjegjshmëri, ku dielli i së nesërmes do të mbulojë zullumin e së sotmes, atëherë rrekemi kot të bëjmë drejtësi dhe shtet.

Nëse ata njerëz fatlumë shpëtuan sot, kjo nuk mund të thuhet për të nesërmen. Faktet janë aty, në mijëra hektarë tokë të përmbytura, në biznese të përmbytura, në banesa me orendi të dala jashtë përdorimit; në familje që pasurinë ua mori shiu i dy ditëve. Dhe kjo nuk do Vetting për të vënë drejtësinë në lëvizje. Nëse do të vazhdojmë akoma me histori të tipit se “unë kam bërë më shumë se paraardhësi im, se paraardhësi im e la me kaq hektarë përmbytje Shqipërinë dhe unë e pakësova me kaq”, kjo vetëm sa na bën qesharak. / Opinion.al  

Etiketa: Dritan LaciLumi qe na nxorri te palarat

Ju sugjerojmë

“Gjurmohen pleq të pasur”, gazetari flet për mashtrimet me call center
-U tha në Opinion

“Gjurmohen pleq të pasur”, gazetari flet për mashtrimet me call center

21 Janar, 2026 11:03 pm
Si mashtrojnë call center-at në Shqipëri, gazetari zbërthen skemën
-U tha në Opinion

Si mashtrojnë call center-at në Shqipëri, gazetari zbërthen skemën

21 Janar, 2026 10:56 pm
Trump: Pa ne, NATO nuk i tremb dot Rusinë dhe Kinën
Bota

Trump heq tarifat për Groenladën pas takimit me Mark Rutte

21 Janar, 2026 10:44 pm
Pas dy aksidenteve hekurudhore, sindikata e makinistëve në Spanjë lajmëron grevë
Bota

Pas dy aksidenteve hekurudhore, sindikata e makinistëve në Spanjë lajmëron grevë

21 Janar, 2026 9:03 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Gorenlanda/ Trump: Nuk dua dhe nuk do të përdor forcën

21 Janar, 2026 8:23 pm
Silvinjo: Respekt për Ukrainën, por jemi përgatitur për fitore
Sport

Në pritje të playoffit të Botërorit, Sylvinho: Duhet të gabojmë sa më pak

21 Janar, 2026 7:06 pm
Rama mbërrin në Vlorë, pritet të takojë vajzën e Presidentit Trump
Aktualitet

Rama mbërrin në Vlorë, pritet të takojë vajzën e Presidentit Trump

21 Janar, 2026 6:33 pm
Dosja 5D/ Lirohet nga qelia Taulant Tusha
Kronikë

Dosja 5D/ Lirohet nga qelia Taulant Tusha

21 Janar, 2026 6:29 pm
Trump i kërkon Papës të bëhet pjesë e Bordit të Paqes për Gazën
Bota

Trump i kërkon Papës të bëhet pjesë e Bordit të Paqes për Gazën

21 Janar, 2026 6:02 pm
Pezullimi i Ballukut nga detyra, Kryeministria çon vendimin e GJKKO në Kushtetuese
Kryesore

Shkarkime dhe emërime në disa institucione, çfarë ka vendosur Këshilli i Ministrave

21 Janar, 2026 5:58 pm
Para
Samsung sfidon iPhone, opsionet e reja të Galaxy S9 dhe S9+

Samsung sfidon iPhone, opsionet e reja të Galaxy S9 dhe S9+

Përmbytjet/ Qytetarët duhet të dokumentojnë vetë dëmet, avokati jep këshillat 

Përmbytjet/ Qytetarët duhet të dokumentojnë vetë dëmet, avokati jep këshillat 

Arrestohet vëllai i Lionel Messit, arsyeja do t’ju befasojë

Arrestohet vëllai i Lionel Messit, arsyeja do t’ju befasojë

TE FUNDIT

“Gjurmohen pleq të pasur”, gazetari flet për mashtrimet me call center

“Gjurmohen pleq të pasur”, gazetari flet për mashtrimet me call center
21 Janar, 2026

Aksioni policor i disa ditëve më parë për goditjen e një aktiviteti mashtrues call center-ash në Tiranë zbuloi skemën e...

Lexo më shumë

Si mashtrojnë call center-at në Shqipëri, gazetari zbërthen skemën

Si mashtrojnë call center-at në Shqipëri, gazetari zbërthen skemën
21 Janar, 2026

Gazetari Taulant Kopliku, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, tregoi skemën sesi mashtrohen europianët, përmes call center-ave në...

Lexo më shumë

Trump heq tarifat për Groenladën pas takimit me Mark Rutte

Trump: Pa ne, NATO nuk i tremb dot Rusinë dhe Kinën
21 Janar, 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se nuk do të vendosë tarifat që ishin planifikuar të hynin në fuqi më 1...

Lexo më shumë

Pas dy aksidenteve hekurudhore, sindikata e makinistëve në Spanjë lajmëron grevë

Pas dy aksidenteve hekurudhore, sindikata e makinistëve në Spanjë lajmëron grevë
21 Janar, 2026

Sindikata spanjolle e makinistëve të trenave SEMAF ka thirrur një grevë tre-ditore mbarëkombëtare për datat 9, 10 dhe 11 shkurt,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com