Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lumi i mori rrethimin e shtëpisë, nis ta ndërtojë, por policia e rras brenda

2016/11/25 at 8:43 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Lumi i mori rrethimin e shtëpisë, nis ta ndërtojë, por policia e rras brenda

Shirat e rrëmbyeshëm të rënë disa ditë më parë, kanë dëmtuar muret rrethuese të një banese në zonën e Bregut të Lumit, në Njësinë Administrative nr. 11.

Sinan Ceku, djali i kësaj familjeje është drejtuar drejt Njësisë Administrative për të marrë leje, për riparimin e këtyre dëmeve të shkaktuara nga shiu.

stop-2-4-1024x600

Pas marrjes së lejes nisi nga punimet, por menjëherë kanë mbërritur forcat e INUK dhe ato policore, të cilët ndërprenë punimet dhe kanë arrestuar djalin 24 vjeçar të kësaj familjeje, i cili prej tre ditësh ndodhej i burgosur në Rajonin nr.3.

Prindërit e Sinan Cekut tregojnë për emisionin “Stop” historinë absurde me funksionimin e institucioneve të shtetit.

“Ju keni marrë leje për të bërë këtë mur?

Po kemi marrë leje.

Ku?

Tek Njësia Administrative numër 11. INUK-u, policë u mbodhën të gjithë këtu. Plotësuan disa dokumente, i firmosi çuni dhe më thanë që për 30 minuta do ta sjellim djalin në shtëpi. Kauan 30 minuta, erdhi ora dy, i shkova në rajon dhe ndenja deri në 12. Shko në shtëpi më thanë se të del në orën dy. Edhe tani që po flasim ai është brenda në rajon.

Sa ditë po bën?

Sot tre ditë.

Po çfarë thonë në polici?

Në polici nuk thonë asgjë, nesër do të dalësh në gjyq, i është prerë fletë arresti që ditën e parë kur e morën.

Iu kanë kërkuar ndonjë gjë tjetër përveç lejes?

Direkt nuk na kanë kërkuar gjë por… para na kanë kërkuar.

Babai i Sinanit është i sëmurë dhe ai tregon me lot në sy momentin kur i kanë arrestuar djalit, kur ndër të tjera tregon se i kanë kërkuar para. Ndërkohë kjo familje është detyruar të paguaj një avokat privat për djalin e tyre. Shuma që kanë paguar është 70 mijë lekë të reja.

Më pas gazetari i “Stop” është drejtuar drejt Njësisë Administrative për të kuptuar më qartë historinë që i ka ndodhur Sinan Cekut.

stop-4-2-1024x575

“Familja Ceku ka bërë një kërkesë pranë Njësisë Administrative Nr.11 për disa punime mirëmbajtjeje, që përfshin riparimin e rrethimit ekzistues për shkak të dëmtimit të saj, ku kërkonte që ta riparonte në të njejtën lartësi, në të njëjtin vend, pra me të njëjta karakteristika ekzistuese. Njësia Administrative bëri një verifikim, ku rezultoi që kërkesa e banorit ishte e vërtetë dhe i lëshoi një kthim – përgjigje që këto punime lejohen në bazë të nenit 6 të VKM- së nr. 408.

Çfarë thotë ky nen?

Tek neni 6 përfshihet, një ndërhyrje që nuk kërkon pajisje me leje ndërtimi dhe thuhet:

Në hyrje të jashtme për riparim dhe zëvendësim fasade, që të ruhen karakteristikat origjinale të tyre dhe përfshihet edhe riparimi i rrethimeve ekzistuese. Pra duhet të ruhen karakteristikat e jashtme, lejohet riparimi i tyre në qoftë se ka dëmtime.”

Në Komisariatin Nr.3 japin versionin, se Sinani u lirua pas vendimit të formës së prerë të gjykatës dhe pasi qëndroi 3 ditë në paraburgim. Por “Stop” mësoi, se nuk ka patur asnjë gjyq për këtë çështje.

Pra, njëri nga punonjësit e policisë shprehet se:

“Unë kam informacion që është liruar, në qoftë se ka ardhur vendimi i gjykatës i formës së prerë, i bie të lirohet automatikisht.

Me çfarë motivacioni mund të arrestohet një qytetar?

Kur nuk ka leje ndërtimi.

Por ai kishte leje ndërtimi të lëshuar nga Njësia Administrative nr. 11.

Nuk di çfarë të them, unë e di që kam çuar avokatin lart tek eprorët e mi, ka marrë konfirmimin nga to dhe është liruar.

Gazetari u kthye edhe një herë në shtëpinë e Sinanit. Pas ndjekjes që bëri emisioni “Stop” në Njësinë Administrative Nr. 11 dhe tek policia tek Rajoni Nr. 3 iu komunikua që Sinani, në bazë të vendimit të gjykatës është liruar.

“Më nxorrën ngaqë isha i pafajshëm.

Bëtë gjyq?

Jo!

Çfarë të thanë në polici?

Më thanë që do të arrestohesh.

Për çfarë arsye?

Për ndërtim pa leje.

Po pse të liruan më pas?

Më liruan se isha i pafajshëm edhe lejen e kisha.

Vetëm për tre ditë më thanë do të bësh gjyqin se je pa leje ndërtimi. Lejen e kisha me vete, pot ë duash mund ta tregoj, i kam të gjitha me rregulla. Avllia u shemb nga shiu, shkova mora leje, për ta rindërtuar sërish siç ishte. Erdhën dhe më bënë fletë – arrest.”/ tvklan.al

Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
Dokumenti/ Kur Nexhmije Hoxha aderonte në Partinë Fashiste

Dokumenti/ Kur Nexhmije Hoxha aderonte në Partinë Fashiste

Rezarta Shkurta pyetet për fajësinë e Ermalit, përgjigjia e saj habit!

Rezarta Shkurta pyetet për fajësinë e Ermalit, përgjigjia e saj habit!

Skandali seksual shokon Britaninë, futbollistë të përdhunuar nga trajneri në fëmijëri

Skandali seksual shokon Britaninë, futbollistë të përdhunuar nga trajneri në fëmijëri

TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com