Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lulzim Basha si test i besimit tek politika

2017/02/20 at 6:25 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Lulzim Basha si test i besimit tek politika

Nga Mimoza Koçiu


Ka bërë më në fund lëvizjen e duhur Lulzim Basha me radikalizimin e aksionit politik të opozitës me protestën e 18 Shkurtit dhe si sinjal vazhdimësie një cadër në bulevard. Një aksion i vonuar, që vjen vetëm 4 muaj para zgjedhjeve parlamentare, pasi në vitet e këtij mandati të Rilindjes, nuk ka mundur ta frenojë qeverinë me denoncime nga foltorja e PD.

Më mirë vonë se kurrë, Lulzim Basha e ka kuptuar, pasi e provoi në kurriz në vendoret e 2015-ës, e zgjedhjet e parakohshme në Dibër e Kolonjë, se nuk ka asnjë shans që të marrë jo fitore, por as votat që i takojnë në 18 qershor të 2017-ës.

Jo aq për meritë të opozitës, si kurrë më parë në këto 26 vjet pluralizëm, kemi asistuar në një degradim të shpejtë të një qeverie, që në mandatin e vet të parë. Veshja me imunitetin e deputetit, e të funksionarit publik, i personave të paarsimuar e me rekorde kriminale, po rezulton vec maja e ajsbergut e entourage-it me të cilin Edi Rama erdhi në pushtet. Pikërisht gjatë qeverisjes së tij, po shohim sesi krimi, jo vetëm që është i lidhur me politikën, por tani ka edhe pushtet, një pushtet që i ia lehtëson jetën nga drejtësia, e që përmbys lehtësisht, në mënyrën më të paimagjinueshme vendimet e gjykatave, edhe për aktet më të rënda, vrasjet. E gjitha ndodh në dritë të diellit, teksa paturpësisht përsëritet ritorneli se është opozita ajo që nuk e do reformën në drejtësi e ka frikë nga vettingu. Një qeveri që vazhdon e pashqetësuar megjithë denoncimet e tenderave, koncesioneve e abuzimeve me fondet publike, duke u impenjuar t’i heshtojë pa zhurmë zërat denoncues, e aspak për t’u vetëfrenuar.

Kanabisi është kthyer në një veprimtari fitimprurëse, jo vetëm për trafikantët e zakonshëm, e cila tani raportohet rregullisht në mediat vendase e botërore, për shkak të tonëve që qarkullojnë e kalojnë lehtësisht kufirin tokësor, ajror e detar shqiptar. Një aktivitet që vazhdon të lulëzojë, nën kryenecësinë e dyshimtë për të mos e artikuluar si shqetësim, e jo më për ta adresuar si fenomen. A nuk është thënë publikisht nga antarë të qeverisë se paratë e drogës e trafiqeve do përdoren për të blerë zgjedhjet? Eshtë e qartë se ato para do përdoren, si dy vitet e fundit, për t’i blerë votat e cdo partie që i del kundër kësaj aleance të krimit me politikën, edhe vetë Ilir Metës. Me këtë siguri për rezultatin e 2017-ës, nuk konsiderohet më shpresa që i vritet përditë qytetarëve, papunësia, mungesa e shërbimeve, betonizimi deri në babëzi i qyteteve në dëm të hapësirave të gjelbra. Prej gati katër vitesh shohim të eksperimentohen idetë e një kryeministri-artist, që harron se Shqipëria nuk është një telajo, që mund ta fshish apo edhe ta hedhësh nëse del keq, pasi cdo vendim i pamenduar dëmton jetë qytetarësh. Zhgënjimi publik, i përcjellë me zë e figurë në media për kushtet primitive në shërbimin shëndetësor, apo në atë arsimor, janë shndërruar në bezdi për qeverinë, që as nuk flet më për to. Në një taktikë Oruelliane, qeveria monton pamje të zgjedhura në zyrat e veta, për të transmetuar në media një realitet që nuk ekziston, e të cilin cdo qytetar mund ta konstatojë lehtësisht si të rremë. Po t’i shtosh kësaj edhe impenjimin e kohën e punës, e atë televizive që harxhon kryeministri për t’i thurur elozhe vetes, situata bëhet tragjikomike.  Ky lloj vetëdenoncimi i qeverisë ka krijuar një situatë të përgjithshme pakënaqësie e pesimizmi në vend, për të tashmen e për të ardhmen. E ky model duhet ndalur, në emër të qytetarëve. Këtë e ka kuptuar më në fund Lulzim Basha, që vuri në qendër të protestës pikërisht qytetarët. Pikërisht ata qytetarë të profesioneve të ndryshme që folën para Lulzim Bashës në protestën e 18 shkurtit ishin zëri i zhgënjyer i cdokujt, në shtëpi, kafene a rrjete sociale.

Masiviteti i protestës nuk është një risi për demokratët. Ndër vite janë shquar për protesta me pjesëmarrje të jashtëzakonshme, një standard që Sali Berisha e ka vënë shumë lart, për këdo që do ta pasonte. Por koha ka treguar se numrat në shesh nuk janë të rëndësishëm, pavarësisht se Basha realizoi një nga protestat më masive. Të gjithë e vumë re ngjashmërinë e taktikës me cadrën e Edi Ramës në opozitë në 2009-ën, kur futi deputetë e mbështetës në grevë urie, ndërsa vetë u shkonte për vizitë. Ndërsa Basha, ashtu sic u prin gjithnjë protestave që thërret vetë, qëndron në cadër njëlloj si protestuesit e tjerë. Për me tepër, Bashën që anatemohet se ka edhe një shtëpi në Hollandë, po e shohim më shumë në Tiranë, se vetë kryeministrin, që jeton në Surrel. Por padyshim që kryeministri është mjeshtër i gjesteve: shmang cdo situatë të vështirë, duke kryer vizita rutinë jashtë vendit, apo strehohet në FB, aty ku shquhet për gjetje, sic ishte postimi i protestës së opozitës live. Një gjest që mund të entuziazmojë për një ditë militantët e vet, por që nuk i zëvendëson dot punën e munguar për qytetarët, apo humbjen e interesit për ta.

Në këtë situatë, Lulzim Basha ndodhet në një terren delikat, jo thjesht për zgjedhjet e lira, të pamundura në këto kushte, por në një sfidë besimi para qytetarëve. Makutëria e këtyre katër viteve, e ka vrarë fort besimin e qytetarëve të këtij vendi tek politika. Tashmë i identifikojnë të gjithë njëlloj. E ky mosbesim është shtrirë edhe në media, aty ku është vështirë të konstatosh komentatorë që nuk janë mes përfituesve të partive politike.

4 muaj para zgjedhjeve, koha nuk është në anën e Lulzim Bashës. Por në krah të tij janë të shumtë qytetarët që nuk ishin në shesh, por që besojnë se kjo qeveri duhet ndalur, e se mund të këtë një politikë të re, që flet e vepron në emër të tyre. Me këtë aksion radikal është në lojë, jo vetëm besueshmëria e Lulzim Bashës, por edhe ajo e qytetarëve tek politika. Sa më shpejt ta kuptojnë këtë edhe politikanë të tjerë, të rinj a të vjetër, aq më mirë do jetë. Mund të jetë vërtetë shansi i fundit.

 

 

 

Etiketa: Bashakociupolitikatest


Ju sugjerojmë

Numërohen të gjitha kutitë në Kosovë, kryeson Vetëvendosja! Pritet të mbyllet procesi për votat e Diasporës 
Kryesore

Zgjedhjet në Kosovë: Pjesëmarrja 39%, nis numërimi i votave. PDK flet për balotazh

12 Tetor, 2025 8:07 pm
Ursula Von der Leyen: Do të rekomandojmë nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje dhe Hercegovinën 
Aktualitet

Ursula von der Leyen takim në Tiranë, pritet nga Kryeministri Rama

12 Tetor, 2025 7:56 pm
Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje
Aktualitet

Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje

12 Tetor, 2025 2:30 pm
Monopatinat elektrike ndalohen nga e hëna e 13 Tetorit
Aktualitet

Monopatinat elektrike ndalohen nga e hëna e 13 Tetorit

12 Tetor, 2025 12:48 pm
Prostitucion në banesën e plazhit, arrestohen dy shtetase kineze
Kronikë

Prostitucion në banesën e plazhit, arrestohen dy shtetase kineze

12 Tetor, 2025 12:17 pm
Video/ Festa kuq e zi, “O sa mirë me ken shqiptar” në mes të Serbisë
Kryesore

Video/ Festa kuq e zi, “O sa mirë me ken shqiptar” në mes të Serbisë

12 Tetor, 2025 11:21 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
Kryesore

Horoskopi 12 Tetor, zbuloni shenjat me fat

12 Tetor, 2025 10:53 am
Rama ministres së Shëndetësisë: Duhet të bësh stërvitje me shqipen  
Aktualitet

Rama ministres së Shëndetësisë: Duhet të bësh stërvitje me shqipen  

12 Tetor, 2025 10:10 am
Zgjedhjet lokale në Kosovë, votojnë qytetarët e 38 komunave
Kryesore

Zgjedhjet lokale në Kosovë, votojnë qytetarët e 38 komunave

12 Tetor, 2025 10:01 am
Fitorja ndaj Serbisë, Sylvinho: Fitore për të gjithë kombin
Kryesore

Fitorja ndaj Serbisë, Sylvinho: Fitore për të gjithë kombin

12 Tetor, 2025 12:41 am
Para
+18/ Ndodh në Shkodër; dy femra marrëdhënie me të njëjtin mashkull, publikohen fotot intime

+18/ Ndodh në Shkodër; dy femra marrëdhënie me të njëjtin mashkull, publikohen fotot intime

Partizani në avantazh, Malota ndëshkon Tiranën në “Selman Stërmasi”

Partizani në avantazh, Malota ndëshkon Tiranën në “Selman Stërmasi”

Miliona djem e bëjnë këtë në flokët e tyre, por ka një kuptim të tmerrshëm

Miliona djem e bëjnë këtë në flokët e tyre, por ka një kuptim të tmerrshëm
















TE FUNDIT

Zgjedhjet në Kosovë: Pjesëmarrja 39%, nis numërimi i votave. PDK flet për balotazh

Numërohen të gjitha kutitë në Kosovë, kryeson Vetëvendosja! Pritet të mbyllet procesi për votat e Diasporës 
12 Tetor, 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se sipas të dhënave preliminare, në rundin e parë të zgjedhjeve lokale votuan 39.07 për...

Lexo më shumë

Ursula von der Leyen takim në Tiranë, pritet nga Kryeministri Rama

Ursula Von der Leyen: Do të rekomandojmë nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje dhe Hercegovinën 
12 Tetor, 2025

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, do të jetë të hënën e 13 tetorit në një vizitë zyrtare...

Lexo më shumë

Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje

Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje
12 Tetor, 2025

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është pyetur nga mediat lidhur me humbjen e ndeshjes ndaj Shqipërisë. Por ai i është...

Lexo më shumë

Monopatinat elektrike ndalohen nga e hëna e 13 Tetorit

Monopatinat elektrike ndalohen nga e hëna e 13 Tetorit
12 Tetor, 2025

Lëvizja e qyetarëve me monopatina elektrike do të jetë e ndaluar nga dita e hënë, 13 Tetor. Lajmi është bërë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com