Aktualitet

Basha në Kavajë:Sulm burracak i Ramës, ndryshimi i pashmangshëm


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:26 - 20/04/21 |
Opi Nion

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha një ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Kavajë, ku u plagos me armë zjarri, sekretari i PD, Bledar Okshtuni e ka nisur turin elektoral këtë të martë pikërisht nga Kavaja.

Gjatë fjalës të tij, Basha akuzoi sërish kryeministrin Edi Rama për sulmin e ndodhur mbrëmjen e djeshme ndërsa më tej theksoi se jemi më të vendosur se kurrë dhe më të bashkuar se kurrë, për t’i dhënë shqiptarëve fitoren më të thellënë 25 prill.

“Të rinj dhe të reja të Kavajës, qytetarë, ora e fitores po afron. Ora e ndryshimit po afron, dita po vjen, për ta larguar me votën e Kavajës e Shqiptarëve të bashkuar njeriun që për tetë vite me radhë e mbajti peng vendin. E përzuri rininë. I ka hyrë frika në palcë, e ka kuptuar dhe paniku i humbjes e ka tmerruar, sepse ai më shumë e më mirë se asnjëherë e di se me 25 prill, Shqipëria fiton dhe Edi Rama humb.

Vëllezër dhe motra, Kavaja, ia ka vënë gjithmonë tonin demokracisë. Ishte Kavaja që u ngrit e para. Ishte Kavaja që nuk u tremb kurrë nga diktatura. Është Kavaja që e ndezi fitoren tonë për ndryshim. Është Kavaja që do i prijë fitores së gjithë Shqipërisë.

Padurimi juaj, entuziazmi juaj, është një vatër zjarri e shpresës që nuk e shuan dot as shiu i bekuar që është bereqeti i fitores tonë më 25 prill. Që nuk e mbyll dot, as sulmi burracak i Edi Ramës dje, përkundrazi jemi më të vendosur se kurrë, më të fortë se kurrë, jemi më të bashkuar se kurrë, për t’i dhënë shqiptarëve fitoren më të thellë”, deklaroi kryedemokrati.

 

Pas