Kryesore

Lulzim Basha i prerë: Përballje deri në fund, ndërkombëtarët ta dinë…


               Publikuar në : 21:00 - 25/05/19 |
Al Do

Lulzim Basha: Kjo protestë ishte mesazhi më i qartë i shpresës që ka lindur dhe që nuk do fiket deri sa beteja të fitohet plotësisht. Sa do vijë protestat tona bëhen më të mëdha, çdo ditë e më shumë bashkimi i shqiptarëve bëhet më i vendosur. Mesazhi dot është ndaj miqve dhe aleatëve tanë dhe ndaj armiqve tanë se ne jemi gati të sakrifikojmë gjithçka për votën e lirë. Ne nuk do durojmë kurrë despotizmin e një qeverie kriminelësh që kanë marrë peng vendin, kanë kapur drejtësinë. Tani është koha për zgjidhej politike, largimin e Edi Ramës, qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme. E vetmja rrugë për të hapur dyert e Evropës. Ky bashkim i jashtëzakonshëm ka forcën dhe qartësinë për ta çuar këtë betejë deri në fund, ne nuk do pranojmë kurrë më dhunën e krimit të organizuar në kutitë e votimit. Nuk do pranojmë votime të manipuluara nga krimi. Bëhemi gati që së bashku të hapim rrugën e zgjidhjes politike duke bërë të mundur së pari largimin e pengmarrësit të shtetit të së drejtës, dhe përmes një qeveria tranzitore zgjedhje të lira e të ndershme, reformën kushtetore. Kjo është beteja jonë. Orët dhe ditët në vijim qofshin ditë reflektimi të thellë për ata që mendojnë se mund ta marrin peng këtë popull, për ata që iu shkon në mendje do të mbysin demokracinë shqiptare. Kjo nuk ka për të ndodhur. Përballje do të ketë deri në fitoren e kësaj beteje. Mesazh të qartë dhe të prerë se ne jemi gati ta çojmë këtë betejë deri në fund, kush mendon se me dhunën e krimit do ta thyejë këtë vendosmëri gabohet rëndë dhe e pret vetëm përmbysja popullore.

Tensionohet situata tek Parlamenti

Ora 21:10 – Protestuesit kanë nisur të hedhin gurë drejt Parlamentit, pavarësisht thirrjes së sekretarit të përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi për të mos e bërë ketë. Disa persona kanë shkulur pllaka nga trotuari para Parlamentit dhe po i hedhin përtej gardhit rrethues të Kuvendit.

Ora 20:55 – Protestuesit e parë kanë mbërritur para selisë së Parlamentit, me flamuj kombëtarë por edhe amerikanë në duar. Aty ka mbërritur edhe kreu i PD, Lulzim Basha, i rrethuar nga mbështetës të tij.  Disa nga protestuesit u afruan në hyrje të Parlamentit, ndërsa policia iu përgjigj me autobotin e ujit. Është dashur ndërhyrja e sekretarit të përgjithshëm të PD-së, që të qetësonte protestuesit.

Ora 20:40-Më ndiqni më dritat ndezur drejt Kuvendit”, me këto fjalë kreu i opozitës Luzlim Basha zhvendosi protestën nga kryeministria tek Kuvendi.

Ora 20:30-Basha: Protesta madheshtore, prelude i zgjidhjes politike

Ky miting madhështor është mesazhi i popullit evropian të Shqipërisë. Ky mesazh ëshë shansi për zgjidhjen politike të krizës. Mjerë kush e lexon si shenjë dobësie, pasi ne jemi më të fortë se kurrë. Liri a vdekje! Demokraci a vdekje! Le të jetë kjo mbrëmje preludi fatlum i zgjidhjes së kësaj krize, përmes diktatit të normave dhe parimeve të Evropës. Pa asnjë kompromis për parimet dhe normat euroatlantike. Le të jetë preludi i zgjidhjes politike për ti hapur rrugën Shqipërisë si e gjithë Evropa. Le ti lutemi Zotit, se arsyeja e njejrëzve të arsyeshëm edhe në kampin kundërshtar do ti mbivendoset verbimit të syve të atij që ëshë kapur peng nga krimi në sofrën e qeverisë dhe sundon me krimin.  Por le ti themi po kështu se ora po troket tik-tak tik-tak dhe se cdo ëndërr për të sunduar si despot lindor popullin perëndimor të Shqipërisë, cdo ëndër për të imponuar me krimin zgjedhje moniste dhe çdo përpjekjke për të mos u larguar por për të vijuar të qeverisë me krimin, do të marrë përgjigjen e merituar nga ky shesh.

Ora 20:25-Basha: Zgjidhja e krizes kalon vetem duke u larguar shkaktari, Edi Rama

Kjo betejë sot bëhet për Shqipërinë, kjo betejë sot bëhet për Evropën. Në këtë orë vendimtare kur qytetarët evropiane u drejtohen kutive të votimit le ti shtrijnë sytë në këtë shesh e të shohin se beteja për vlerat evropiane në Shqipëri po shkon drejt fitores. Në emrin tuaj dhe të një populli të tërë dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për miqtë tanë perëndimorë që kanë folur me një zë dhe kanë kërkuar ti jepet fund farsës kriminale të zgjedhjeve kriminale pa opozitën, kanë kërkuar që edhe kreu i bandës në pushtet ti thërrasë mendjes dhe të jetë i gatshëm të zbatojë standardin evropian për përgjegjësitë që ka para kushtetutës e ti hapë rrugë zgjidhjes politike. Populli shqiptar, populli evropian në këtë shesh e kudo është i vendosur për zgjidhjen politike. Ajo kalon vetëm përmes largimit të shkaktarit dhe pengmarrësit ët demokracisë. Ai kurrë më nuk do ta ketë në dorë fatin e zgjedhjeve shqiptare. Ja ku është bashkimi dhe mesazhi ynë: Rama ik.

Ora 20:15-Lulzim Basha: Zgjedhje pa opozitën nuk ka , pa opozitën nuk do të ketë zgjedhje. Rama ik! Për një javë Evropa tregoi standardin e vetë në dy vende fisnike e demokratike. Nga Londra dhe Vjena politikanë e ndërgjegjshëm dhanë dorëheqjen. Do të diktojnë në 30 qershor kapjen e gjithë pushteteve. Do ta çojë vendin në konflikt civil.

Ora 20:15- Basha ndalon fjalën në respekt të iftarit të besimtareve myslimanë

Më lejoni në emër të të gjithëve, teksa vjen momenti i thyerjes së agjërimit, për vëllezërit dhe motrat tanë në agjërim, t’ju uroj nga zemra, Zoti jua shpërbleftë sakrificën. Zoti e shndërroftë këtë bekim hyjnor për të gjithë shqiptarët dhe Shqipërinë sakrificën tuaj. Ju ftoj të falemi e të lutemi bashkë me ta për një minutë, teksa thyejnë agjërimin në një akt hyjnor të sakrificës dhe të bindjes vetëm ndaj të Madhit Zot si autoriteti suprem i qenieve të tjera mbi tokë.

Lulzim Basha mesazh të qartë ndërkombëtarëve

Ora 20:00- Lulzim Basha: Këtë shesh e ka pushtuar si asnjëherë tjetër oqeani i pandalshëm i sovranit. Sonte shoh nga sytë tuaj, dëgjon zërin tuaj shpresën e një kombi të ngritur në këmbë për të mos u ulur më kurrë. Është mbushur ky shesh me kurajo me vendosmëri, për një mesazh që duhet ta dëgjojë gjithë bota… E duam Shqipërinë si gjithë Europa. Ky është mesazhi, kjo është aspirata. Nuk kërkojmë asgjë më shumë se vlerat e Europës. Nuk ka në Evropë kryeministër që kapet duke kapur zgjedhjet, nuk ka në Evropë politikan që e mbush grupin e tij parlamentar me trafikantë, e përdhunues.

Ora 19:50 – Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është shfaqur ndryshe këtë protestë. Ajo ka dalë në protestë me një parullë të shkruar në bluzën e saj, me mbishkrimin “Here I am”.

“Protesta për mua e ka arritur qëllimin e saj. Qytetarët në protestë shtohen çdo ditë në favor të opozitës. Mjafton të shikosh letrat qaramane të Kryeministrit, që ka filluar të këndojë: “Mora një letër për në postë, t’u shku rrugës mhumbi”. Ajo që dua të them është të mos i provokojë qytetarët dhe t’i lërë të protestojnë të qetë. U bëj thirrje qytetarëve që të distancohen nga çdo rast dhune, sepse viktima nuk është Edi Rama por ata 500 mijë qytetarë që po largohen nga vendi për shkak të politikave të tij. Edi Rama ka ikur. E di shumë mirë se zgjedhje nuk ka për të pasur. E di që vetëm dhuna i shton jetën atij. Protestat paqësore janë goditjet më të mëdha të Edi Ramës. Sot, kjo protestë është çlirim shpirtëror për të gjithë shqiptarët. I bëj thirrje Ramës të jetë i sinqertë në letrat e pajtimit të tij sepse janë vetëm provokative”

Ora 19:40 – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, niset nga selia e PD për t’u bashkuar me protestuesit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke shënuar kështu edhe nisjen zyrtare të protestës kombëtare të opozitës së bashkuar për largimin e Kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore.

Ora 19:25-Në protestë merr pjesë edhe ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku, e cila është në pritje të një fëmije. Tabaku deklaroi se ndonëse në pritje të një fëmije nuk mund ta humbiste atmosferën e sotme të protestës pasi është e bindur se nuk do ketë dhunë nga ana e protestuesve.

Sot ka dalë e gjithë Shqipëria. Atmosfera është e jashtëzakonshme. Është një mundësi që ndodh njëherë në jetë dhe nuk mund ta humbja. Jam e bindur që PD nuk ka përgatitur asnjë skenar dhune dhe unë nuk ndihem e rrezikuar të jem këtu“, u shpreh Tabaku.

Ora 19:10-300 të rinj të forumeve rinore do të qëndrojnë përpara kordonit të policisë për të qetësuar turmën dhe për të garantuar mbarevajtjen e protestës. Të rinjtë do të mbajnë një shirit të bardhë në krah.

Ora 19:00-Protestuesit e parë të opozitës kanë nisur të grumbullohen përpara Kryeministrisë.Me pankarta në duar ku shkruhet “S’ka zgjedhje pa opozitën”, protestuesit po bëhen gati për protestën e radhës.

PD: Mbi 60 mijë qytetarë janë nisur nga 11 qarqe

Partia Demokratike thotë se pavarësisht presionit të policisë, ndalimeve te shumta te protestuesve, te gjobave ndaj autobusëve, prania e qytetareve pritet te jete madhështore në protestë. Nga zyra e shtypit të selisë blu kanë dalë dhe shifrat sipas tyre të qytetarëve që do jenë në Tiranë.

Numri i qytetarëve të nisur nga 11 qarqe të vendit:

Qarku Shkodër – 9450 qytetarë

Qarku Lezhe – 7300 qytetarë

Qarku Kukës – 3800 qytetarë

Qarku Dibër – 3500 qytetarë

Qarku Durrës – 9800 qytetarë

Qarku Elbasan – 8100 qytetarë

Qarku Berat – 3000 qytetarë

Qarku Fier – 5600 qytetarë

Qarku Vlorë – 5000 qytetarë

Qarku Gjirokastër – 2200 qytetarë

Qarku Korçe – 4700 qytetarë

Nisen mbështetësit nga rrethet. Çfarë po ndodh në bulevard

Demokratët e Beratit ishin ata që u nisën të parët për protestën e opozitës. Ndërkohë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kanë filluar përgatitjet për protestën e 6 kombëtare.PD ka marrë lejen për ta zhvilluar protestën deri në 00:00, por ende nuk dihet skenari që opozita do të ndjekë në këtë protestë. Kërkesat e saj mbeten të njëjta, zgjedhje të lira e të ndershme, për të cilat kërkon largimin e kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore.

Në Bulevard, fonia e cila do të përdoret nga opozita gjatë protestës ka filluar të vendoset, ndërsa nuk mungojnë as makinat e televizioneve.

Ashtu si edhe protestat e mëparshme, kryeministria është rrethuar me kangjella mbrojtëse ndërsa dyert e kryeministrisë janë përforcuar. Për mbarëvajtjen e protestës mësohet se mund të angazhohen mbi 1500 efektivë policie. Ndryshe nga herët e tjera, mësohet se edhe ne institucionet ku opozita marshoi protestën e mëparshme, do të ketë efektivë policie të cilët do të qëndrojnë në gatishmëri.

Përveç kangjellave mbrojtëse, gjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” janë vendosur gjithashtu kamera me një cilësi të lartë imazhi. Ndërkohë që nuk ka munguar ashtu si më parë edhe graso me të cilat janë lyer shtyllat ku janë vendosur kamerat dhe auto-parlantët, me të cilët në protestat e mëparshme, ju është bërë thirrje protestuesve për të ruajtur qetësinë./ Opinion.al

Pas